top of page

Kanceri i Vezoreve

Kanceri i vezoreve ose ovarial është lloj i kancerit i cili e ka fillimin në vezore. Femrat kanë dy vezore në secilen anë te mitrës. Vezoret prodhojnë vezë si edhe hormonet: estrogjenin dhe progesteronin.  Kanceri ovarial shpesh fillon i padetektuëshëm (në mënyrë të fshëhur) deri sa të përhapet në tere abdomenin dhe pelvikun. Në këtë stad të vonshëm nese zbulohet ai ka një progonozë jo te mirë, vështirë për tu trajtuar dhe shpesh edhe është fatal për jetën. Stadet e hershme të kancerit ovarial, kur edhe është e definuar saktësisht që kemi të bëjmë me kancer ovarial ateherë tretmani është shpesh herë i suksesshëm. Trajtimi kirurgjik dhe kemioterapia janë metodat për trajtimin e këtij lloji të kancerit. SİMPTOMET: Stadi i hershëm i kancerit ovarial shumë rrallë mund të japë simptome të veqanta.  Stadi i përparuar i kancerit ovarial mund të shkaktojë disa simptoma jo shumë specifike të cilat në të shumtën e rasteve janë të keqinterpretuara për shkak të simptomeve të ngjajshme me disa formacione beninje si përshembull obstipacioni ose zorra irrituese. Shenjat dhe simptomet e kancerit ovarial mund të përfshijnë: -Fryerje të barkut -Ndjenja e plote menjeherë pas marrjes së ushqimit -Humbje peshe -Njejnje e pakëndshme në regjionin e pelvikut -Ndryshime në rutinën e zorreve si obstipacion -Nevojë e shpeshtë për urinimi

KUR TE TAKOJMË MJEKUN? Caktoni takimin me mjekun tuaj në momentin e parë që keni simptoma të lartëpërmendura. Nëse keni histori familjare me kancer në vezore ose kancer në gji, konsultohuni me mjekun tuaj për rrezikun që mund të keni për kancer të vezoreve. Mjeku juaj mund të ju referojë për konsulencë me gjeneticistin që te diskutoni testimet për mutacione të caktuara gjenetike që mund ta rrisin rrezikun për kancer të gjinjëve dhe kancer ovarial. Vetëm një numër i vogël i femrave zbulohen që kanë mutacione gjenetike që mund të çojnë në kancer ovarial. Testet dhe diagnoza: 1- Mjeku juaj fillon me ekzaminim pelvik  2- İmazheria, si ultratingulli ose Tomografia e kompjuterizuar abdomen dhe pelvik. Këto teste mund të përcaktojne madhësinë, formën dhe strukturën e vezoreve.  3- Analizat e gjakut: CA 125 proteina e cila mund të detektohet në sipërfaqen e qelizave kancerogjene të vezoreve.  4- Tretmani Kirurgjik për të marre preparatin indor te vezores (biopsinë) dhe lëngun abdominal për me e konfirmuar diagnozën e kancerit cervikal. Nëse zbulohet kanceri i vezores, kirurgu mund të fillojë menjëherë procedurën kirurgjike për të larguar sa më shumë prej masës kanceroze qe është e mundur. TRAJTIMI: Zakonisht trajtimi kërkon kombinimin e procedurës kirurgjike dhe kemioterapisë. KİRURGJİA: Tretmani zakonisht e përfshin heqjen e dy vezoreve, tubave uterine, mitrës së bashku me gjëndrrat limfatike dhe pjesën yndyrore që mbulon zorrët që quhet omentumi, poashtu të largohet, e cila është pjese që në të shumten e rasteve kanceri i vezoreve përhapet. Kirurgu juaj poashtu do të largojë sa më shumë masë kanceroze që është e mundur nga barku juaj.  Metodë më pak agresive e operimit mund të bëhet në rastet kur kanceri i vezoreve është diagnostifikuar në stad më të hershëm. Tek femrat me stadin I të kancerit ovarial, kirurgjia përfshin vetëm largimin e njërës vezore dhe tubës uterine të po asaj vezoreje. Dhe kjo metode e ruan edhe mundësinë e pasjes fëmijë më tutje. KEMOTERAPiA: Pas tretmanit kirurgjik ju duhet të trajtoheni me kemioterapi për të shkatërruar sado pak qelizat e mbetura kancerogjene. Medikamentet e kemioterapise mund të injektohen në venë ose direkt në hapësirën abdominale, ose të dy metodat bashkë.  Tek disa femra me kancer të avancuar (përparuar) ovarial kemioterapia mund të përdoret si metodë iniciale e tretmanit. PËR TË ARDHMEN: Diagnostifikimi i kancerit ovarial mund të jetë shumë intrigues në raste të veqanta. Ja disa nga sugjerimet që mund të ju lehtësojnë ballafaqimin më të lehtë me kancerin:  Gjeni dikë që të flasë me ju. Ju mund të ndiheni jo rehat që të diskutoni ndjenjat tuaja me një shok ose anetarë të familjes, ose më shumë mund të preferoni që të takoheni me një grup të njerëzve që kanë po të njëjtin problem, do të ndiheshit më komod emocionalisht.  Lejoni njërëzit që të ju ndihmojnë. Tretmani nga kanceri din të jetë shumë i lodhshëm. Lejoni njerëzve të kuptojnë se çka është më shumë e dobishme për ju në këtë përiudhë. Vendosni disa caqe të arsyeshme. Nëse keni caqe ju ndihmon që të jeni nën kontroll dhe ju jep ndjenjën e vetbesimit, por gjithsesi zgjedhni caqe që mund ti arrini. Gjeni kohë për veten tuaj. Ushqyeshmëria e mirë, relaksimi dhe marrja e mjaftueshme e pushimit duke fjetur ju ndihmon që të luftoni stresin dhe demoralizimin nga sëmundja e kancerit.

156 views0 comments

Recent Posts

See All

​Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës ndodhë kur qelizat jonormale në qafën e mitrës rriten jashtë kontrollit. Qafa e mitrës është pjesa e poshtme e mitrës që lidhet me vaginën. Kanceri i qafës së mitrës mund të

bottom of page