top of page

Fertilizim in vitro

(Fekundim Artificial)

(IVF)

Teknikat e Asistuara të Riprodhimit 


Indikacionet për përdorim:


Faktorët e tubave uterine, sëmundja ngjitëse (adezive) e tubave dhe e pelvikut
Endometrioza
Faktori mashkullor
Infertiliteti idiopatik
Faktori moshë i gruas
Infertiliteti imunologjik
 

Në rast se ekzistojnë faktorët e përmendur më sipër dhe duke i marrë parasysh edhe terapitë e mëparshme, kalohet në IVF apo aplikimin e mikroinjeksioneve. Edhe nëse vendoset për IVF-në, varësisht nga veçoritë e spermës së marrë nga mashkulli dhe numri i vezëve të fituar nga gruaja në ditën e procedurës, me qëllim të arritjes së suksesit më të madh mund të aplikohet ICSI në vend të IVF-së. Sidomos në çiftet me kohëzgjatje të madhe të infertilitetit dhe në ato me infertilitet të pashpjegueshëm, IVF-ja dhe ICSI aplikohen së bashku për ta shmangur rrezikun e mosfekondimit. Në qendrën tonë, nëse numri i vezëve është 5 apo më pak, aplikohet ICSI pa marrë parasysh arsyen dhe me qëllim që të rritet gjasa për fekondim.


Nëse gjatë tentimit paraprak, përkundër parametrave normalë të spermës nuk është arritur fekondimi, IVF-ja përsëritet për herë të dytë. Në këto çifte aplikohet direkt ICSI. Vezët e mbledhur për IVF vendosen në mjedisin veçanërisht të përgatitur. 4-6 orë pas marrjes së vezëve, nga mostra e spermës së marrë zgjedhen 100-300 mijë spermatozoide me formë normale dhe lëvizshmëri të përshtatshme dhe vendosen në mjedisin e përshtatshëm në të cilin ndodhen vezët. Ky është dallimi kryesor ndërmjet IVF-së dhe ICSI. Gjatë procedurës së mikroinjeksionit (ICSI), për shkak të cilësisë së dobët të spermatozoideve nuk pritet që ato vetë ta fekondojnë vezën, prandaj spermatozoidet injektohen brenda vezës dhe sigurohet kësisoj fekondimi.
 

Zhvillimi i vezëve

 

Përdoren disa preparate hormonale me qëllim që të sigurohet zhvillimi i vezëve. Me qëllim të parandalimit të defekteve të tubit neural në fëmijët nga mungesa e acidit folik, në fazën përgatitore të trajtimit përdoren preparatet e acidit folik. Të dy partnerëve u kërkohet përdorimi kohëshkurtër i antibiotikut me qëllim të eliminimit të mikroorganizmave të cilët janë vështirë të zbulohen në kushte laboratorike dhe mund të ndikojnë negativisht në terapi. Me qëllim të kontrollimit të zhvillimit të vezëve nga hormonet që jepen nga jashtë, sugjerohet që gjatë fazës përgatitore, për 2 javë, të përdoren hormonet supresuese.

 

Këto hormone përdoren në formë të injeksioneve nënlëkurore apo si sprej në hundë. Pas terapisë supresuese, bëhen analizat e gjakut dhe ultratingulli. Nëse vërehen kriteret e përshtatshme, fillohet me barnat hormonale që e stimulojnë zhvillimin e vezëve. Qëllimi i përdorimit të këtyre barnave është përfitimi i më shumë vezëve dhe embrioneve duke i kontribuuar kësisoj shtimit të gjasës për shtatzëni. Meqenëse IVF-ja dhe ICSI realizohen plotësisht në kushte laboratorike, humbje mund të kemi në çdo etapë. Të gjitha vezët që shihen në ultratingull mund të mos nxirren dhe të gjitha vezët e nxjerra mund të mos fekondohen.

foto-fondo-interior2-768x707.jpg

  Barnat e lartpërmendura hormonale përdoren më tepër se 20 vite në shumë gra që nuk kanë ovulacion të rregullt. Me përdorimin e këtyre barnave nuk është vërejtur ndonjë shtim në lindjen e fëmijëve me të meta, në aborte apo në lindje të parakohshme. Sipas moshës së gruas, rezervës së vezoreve, vlerës së hormoneve në gjak dhe raportit gjatësi/peshë, për secilën grua përcaktohet skema e veçantë terapeutike. Për shkak se secila grua mund të ketë reagim të ndryshëm ndaj terapisë, në vend të zbatimit të një skeme të përgjithshme nevojitet përzgjedhja e protokollit të përshtatshëm për secilin person individualisht. Ky protokoll përcaktohet në bazë të anamnezës së çiftit, ekzaminimit dhe vlerësimeve laboratorike dhe me ultratingull.

 

 Qasja alternative për gratë me rezervë të ulur të vezoreve është stimulimi i rritjes së vezëve të paktë në numër me barna si klomifen citrati apo letrozoli, në 7 ditët e para të ciklit menstrual. Qëllimi i këtushëm është rritja e niveleve të hormoneve të gruas me barnat e lartpërmendura dhe me përdorim më të paktë të barnave për zhvillim të vezëve, shtimi i i cilësisë së vezëve. Me përdorimin e këtyre protokolleve në qendrën tonë, kemi arritur shtatzëni në mosha të shtyra në rastet te të cilat më herët me metoda klasike nuk ishte arritur zhvillimi i vezëve cilësore. Shkalla e shtatzënisë në qendrën tonë me përdorimin e këtyre protokolleve është rreth 25%.

ovarian-stimulation-protocol-1.jpg
stim.jpg

Procedura e mbledhjes së vezëve


 

Mbledhja apo marrja e vezëve realizohet përmes një gjilpëre e cila vendoset në maje të sondës së ultratingullit dhe futet përmes vagjinës. Sipas kërkesës së pacientes, mund të bëhet anestezi lokale apo e përgjithshme. Ky vendim duhet të merret paraprakisht. Mbledhja e vezëve është një procedurë që tolerohet lehtë, nuk shkakton kryesisht dhembje të madhe dhe mund të përsëritet. Nuk duhet të hani dhe të pini pas mesnatës dhe duhet të paraqiteni esëll në mëngjes në qendër, në kohën për të cilën merremi vesh paraprakisht.

 

Dhembja në komblik e cila mund të paraqitet pas kësaj procedure mund të qetësohet me marrjen e 2-3 tabletave paracetamol në ditë. Pas përfundimit të procedurës, do t’u jepet ushqim i lëngshëm për një orë dhe më pas do t’ju lejohet të largoheni. Gjatë kësaj kohe, infermieret përkatëse do t’ju kontrollojnë dhe do t’ju japin këshillat e nevojshme. Ekziston gjasë e ulët për infeksion dhe gjakderdhje për shkak të përdorimit të gjilpërës gjatë procedurës. Mund të kërkohet prej jush që të paraqiteni në spital nëse paraqitet nevoja për përdorim intravenoz të antibiotikëve. Mund të ketë nevojë shumë rrallë për qëndrim në spital apo laparoskopi.

follicualr-puncture.png

Transferi i embrionit

Nëse vezët fekondohen normalisht dhe embrionet zhvillohen, pritet për 3, 4, 5, apo 6 ditë derisa ato të vendosen në mitrën tuaj. Më pas përmes një kateteri të hollë ato vendosen në brendi të mitrës. Procedura e transferit të embrionit bëhet me fshikëz të plotë urinare dhe nën përcjelljen me ultratingull. Procedura është e padhembshme dhe nuk ka nevojë për anestezi.

​

Numri i embrioneve që do të transferohen varet nga mosha juaj dhe cilësia e etapa e embrioneve të zhvilluara. Për shkak se transferi i shumë embrioneve mund të shkaktojë shtatzëni multiple (të shumtë në numër), do të transferohet numri i përshtatshëm për juve i embrioneve. Pas vendosjes së embrioneve në mitër, mjafton pushimi prej gjysmë ore. Është përcaktuar se pushimi më i gjatë në shtrat nuk ka ndikim në shtimin e gjasës për shtatzëni. Rekomandohet pushim në shtëpi brenda 24 orëve të para, kurse më pas mund t’i ktheheni jetës normale. Nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale deri në marrjen e rezultatit të testit të shtatzënisë. Duhet të na raportoni për përdorim barnash jashtë rekomandimit tonë, nuk duhet të gjendeni në zona të rrezikshme për rrezatim dhe nuk duhet të konsumoni duhan. Nëse trajtimi nuk rezulton me shtatzëni, duhet të priten së paku 3-4 muaj deri në fillimin e trajtimit të ri. Trajtimi mund të zgjas deri në realizimin e shtatzënisë apo konstatimin se shtatzënia nuk do të mund të arrihet me këtë metodë.

​

Embryo-transfer-on-day-3-or-5.png

Përcjellja e zhvillimit dhe e maturimit normal të vezëve, si edhe zhvillimi i embrioneve me cilësi të mirë, janë shumë të rëndësishme për suksesin e terapisë. Nëse gjatë trajtimit konstatohet se nuk do të mund të mblidhet numër i mjaftueshëm i vezëve, trajtimi mund të ndërpritet dhe procedura e mbledhjes së vezëve të pezullohet. Terapia mund të ndërpritet në gratë që i nënshtrohen protokollit të shkurtër të trajtimit nëse niveli i hormonit LH nuk rritet para procedurës së mbledhjes së vezëve apo në gratë që i nënshtrohen protokollit të gjatë të trajtimit nëse ngec zhvillimi i vezëve. Nëse reagimi ndaj barnave bëhet i tepërt dhe shtohet rreziku për sindromën e hiperstimulimit të vezoreve, trajtimi mund të ndërpritet apo vezët e përfituar në atë cikël mund të fekondohen, të ruhen duke i ngrirë dhe të transferohen në një tjetër muaj kur rreziku është më i ulët.

 

Transferi i embrioneve realizohet përmes bartjes së embrioneve me një kateter në zgavrën e mitrës duke u shërbyer me ultratingullin.

embryotransfer.png

Fekundim me Cikël Natyror ​​

 

Në gratë me rezervë të ulur të vezoreve dhe ato te të cilat veza nuk zhvillohet përkundër stimulimit me barna, alternativa e vetme është përcjellja e vezës së vetme e cila për çdo muaj zhvillohet në mënyrë spontane dhe aplikimi i mikroinjeksionit. Gratë të cilat kanë cikël të rregullt menstrual parashikohet se zhvillojnë një vezë në muaj nga vezorja e caktuar. Zhvillimi i kësaj veze përcillet dhe atëherë kur zhvillohet në mënyrë të mjaftueshme, ajo nxirret, aplikohet mikroinjeksioni dhe embrioni i zhvilluar transferohet në një kohë të përshtatshme.

 

Suksesi i trajtimit të këtillë rreth 15% për shkak se transferohet një embrion i vetëm.

bottom of page