top of page

Trajtimi i Infertilitetit Femeror

pytje.jpg

Infertilitet > Trajtimi i infertilitetit femeror

Janë tri lloje kryesore të trajtimit të fertilitetit:

  • Barnat

  • Procedurat kirurgjike

  • Frytnimi i asistuar – përfshirë inseminimin intrauterin (IUI) dhe fertilizimin in vitro (IVF)

 

 

Barnat

 

Barnat e zakonshme të fertilitetit janë:

  • Klomifeni – e stimulon lirimin e përmuajshëm të vezës (ovulimin) në gratë të cilat nuk ovulojnë rregullisht apo nuk mund të ovulojnë fare

  • Tamoksifeni – alternativa për klomifenin që mund të ofrohet kur keni probleme me ovulacionin

  • Metformina – është veçanërisht e dobishme për gratë që kanë sindromë të vezoreve policistike

  • Gonadotrofinat – mund të ndihmojnë për ta stimuluar ovulacionin në gratë dhe munden ta përmirësojnë fertilitetin në burra

  • Hormonet për lirimin e gonadotrofinave dhe agonistët e dopaminës – tipa të tjerë barnash që stimulojnë ovulacionin te gratë

 

Disa prej këtyre barnave shkaktojnë efekte anësore, siç janë mundimi, vjellja, kokëdhembjet dhe afshet e nxehta.

 

Bisedoni me mjekun tuaj për më shumë informata për efektet e mundshme të barnave të caktuara.

 

Barnat që i stimulojnë vezoret nuk janë të rekomanduara për gratë me infertilitet të pashpjegueshëm pasi që ato nuk i rrisin gjasat për shtatzëninë.

 

 

Procedurat kirurgjike

 

Ekzistojnë disa lloje të procedurave kirurgjike që mund të përdoren për hulumtimin e problemeve të fertilitetit dhe të ndihmojnë me të.

 

 

Kirurgjia e gypave të mitrës

 

Nëse gypat e mitrës janë bllokuar apo janë vragëzuar, mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike për t’i riparuar ato.

 

Kirurgjia mund të përdoret për heqjen e vragës në gypat e mitrës duke i bërë ato më lehtë të kalueshme për vezën.

 

Suksesi i kirurgjisë do të varet nga shkalla e dëmtimit të gypave të mitrës.

 

Komplikimet e mundshme të operacionit të gypave të mitrës janë shtatzënia ektopike, kur veza e fekonduar implantohet jashtë mitrës.

 

 

Endometrioza, fibroidet dhe sindroma e vezoreve policistike

 

Endometrioza është rasti kur shtresa e brendshme e mitrës rritet jashtë saj.

 

Kirurgjia laparoskopike përdoret shpesh për trajtimin e endometriozës duke i shkatërruar apo larguar qeskat e mbushura me lëng që quhen ciste.

 

Ajo mund të përdoret po ashtu për largimin e fibroideve submukozale, të cilat janë rritje të vogla në mitër.

 

Nëse keni sindromë të vezoreve policistike, mund të përdoret procedura e vogël kirurgjike e quajtur shpimi laparoskopik i vezoreve nëse barnat për ovulacion nuk funksionojnë.

 

Kjo nënkupton përdorimi e nxehtësisë apo të laserit për shkatërrimin e një pjese të vezores.

 

Lexoni më tepër për laparoskopinë.

 

 

Korrigjimi i bllokimit epididimal dhe kirurgjia për nxjerrjen e spermatozoideve

 

Epididimi është një strukturë spirale në testikuj i cili ndihmon mbajtjen dhe transportimin e spermatozoideve.

 

Epididimi ndonjëherë bllokohet duke i penguar spermatozoidet që të ejakulohen normalisht. Nëse kjo shkakton infertilitet, kirurgjia mund të përdoret për korrigjimin e bllokimit.

 

Nxjerrja kirurgjike e spermatozoideve mund të jetë opsion nëse:

  • Keni bllokim që e pengon lirimin e spermatozoideve

  • Keni lindur pa gypin i cili i nxjerr spermatozoidet nga testikujt (vas deferens)

  • Keni pasur vazektomi apo dështim të procedurës së korrigjimit të vazektomisë

 

Të dyja operacionet zgjasin disa orë dhe bëhen me anestetik lokal si procedurë ambulatore.

 

Do të informoheni po të njëjtën ditë për cilësinë e spermatozoideve të nxjerra.

 

Secili spermatozoid do të ngrihet për t’u përdorur në një hap të ardhshëm.

 

 

Frytnimi i asistuar

 

Inseminimi intrauterin (IUI)

 

Inseminimi intrauterin, i njohur po ashtu si inseminim artificial, nënkupton futjen e spermatozoidit në mitër përmes një gypi të hollë plastik që kalon përmes qafës së mitrës.

 

Spermatozoidet së pari merren dhe shpërlahen me një lëng. Më cilësorët (ata që lëvizin më së shpejti) zgjedhen.

 

Lexoni më tepër për inseminimin intrauterin.

 

 

Fertilizimi in vitro (IVF)

 

Fertilizimi in vitro nënkupton fekondimin e vezës jashtë trupit. Përdoren barnat e fertilitetit për t’i nxitur vezoret që të prodhojnë më shumë vezë se sa normalisht.

 

Vezët merren nga vezoret dhe fertilizohen në laborator me spermatozoidin. Veza e fekonduar (embrioni) kthehet pastaj në mitër për t’u rritur dhe zhvilluar.

 

Lexoni më tepër për fertilizimin in vitro.

bottom of page