top of page

Inseminimi intrauterin

​

Paraqet procedurën e shpëlarjes së mostrës së spermës, përzgjedhjen e spermatozoideve me lëvizshmëri të mirë dhe futjen e tyre brenda mitrës. Veçoritë e kësaj metode janë përzgjedhja e spermatozoideve të shëndetshme që lëvizin shpejt, mënjanimi i mjedisit acidik i cili është i dëmshëm për spermatozoidet, vendosja e spermatozoideve në një vend më afër vezës dhe krijimi i mundësisë për spermatozoidet që të kenë më tepër gjasa për të mbërritur në tubat uterine. Mjekimi me barna apo operacioni ka sukses në vetëm 10-15% të rasteve te infertilitetit mashkullor. Kur mjekimi me barna nuk ka sukses, përgatitja me metoda të veçanta e spermatozoideve dhe vendosja e tyre përmes një kateteri të hollë në mitrën e gruas mundëson, në shkallë të ulët, shtatzëninë.

 

 

iui-diagram-1.jpg

Me metodën e inseminimit mundësohet shkurtimi i distancës të cilën e kalojnë spermatozoidet dhe parandalohet bartja e spermatozoideve që kanë forma të çrregullta apo nuk janë të lëvizshme. Për metodën e inseminimit përdoret mostra e freskët e spermatozoideve. Inseminimi përdoret në rastet e çrregullimeve të lehta të spermatozoideve (numër, lëvizshmëri, formë), në infertilitetin e pashpjegueshëm dhe në rastet e ekzistimit të sekretit në qafën e mitrës i cili i mbyt spermatozoidet (antitrupat anti-spermë). Pasi që gruas për 1-3 javë t’i jepen barna për nxitjen e zhvillimit të vezës, i aplikohet më pas hCG-ja (pregnyl apo profasi) për nxitjen e ovulacionit. Një ditë e gjysmë pas këtij injeksioni një herë, apo në ditët 1 dhe 3 gjithsej dy herë, bëhet transferi i spermës. Nëse nuk arrihet rezultat, kalohet në metoda terapeutike më të avancuara.

​

​

Lexoje me shume per Teknikat e Asistuara të Riprodhimit (Fertilizim inVitro)

bottom of page