top of page

Sindroma Policistike e Vezoreve (PCOS)

Gjinekologjia > Sindroma Policistike e Vezoreve (PCOS)

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS) e cila paraqitet deri në 10% të grave në moshën riprodhuese, është çrregullim shpesh i diagnostikuar i sistemit endokrin – pjesës së trupit e cila është përgjegjëse për prodhimin dhe balancimin e hormoneve. Në këtë sindromë, gratë prodhojnë nivel të lartë të androgjenëve apo të hormoneve mashkullore (gratë normalisht prodhojnë hormone mashkullore, por në nivel më të ulët). Ky çekuilibër hormonal ndërhyn në ovulacionin e rregullt dhe rezulton me praninë e cistave të shumta folikulare jo të pjekura në vezore. Simptomat shtesë të sindromës policistike të vezoreve mund të përfshijnë shtimin e qimeve në fytyrë dhe trup, puçrrat dhe obezitetin. Simptomat fizike të sindromës policistike të  vezoreve janë të ndryshueshme dhe etnia ndikon në praninë apo mungesën e simptomave. Mungesa e ciklit të rregullt menstrual është ndonjëherë simptoma e vetme. Sindroma policistike e vezoreve karakterizohet shpesh me rezistencën ndaj insulinës, gjë që mund të shkaktojë probleme afatgjata, si sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kolesterolin e lartë. Përderisa nuk ka shërim të sindromës policistike të vezoreve, simptomat e saj mund të adresohen dhe të menaxhohen duke ua mundësuar grave me këtë çrregullim që të kenë shtatzëni të suksesshme dhe shëndet afatgjatë të mirë.

 

 

Diagnostikimi i Sindromës Policistike të Vezoreve

 

Ekzaminimi fizik, anamneza shëndetësore dhe testet e gjakut mund t’i ndihmojnë mjekut për diagnostikimin e sindromës policistike të vezoreve. Diagnoza përfshin:

  • Anamnezën shëndetësore për përcaktimin e shpeshtësisë dhe të rregullsisë së ovulacionit

  • Testet e gjakut për matjen e niveleve të hormoneve

  • Ultratingullin për vëzhgimin e vezoreve (vezoret policistike do të duken të zmadhuara me folikula të shumta të vogla apo antrale)

  • Ekzaminimin fizikal për vlerësimin e karakteristikave, përfshirë qimet sipas shpërndarjes mashkullore, puçrrat dhe shtimin e tepërt të peshës

 

 

Trajtimi i Sindromës Policistike të Vezoreve

 

Për gratë të cilat duan shtatzëni të menjëhershme, vija e parë e terapisë duhet të jenë barnat që merren me gojë, siç janë klomifeni apo letrozoli. Nëse pacientja nuk reagon ndaj këtyre barnave, në disa raste ato do të trajtohen me medikamente të fertilizimit në formë të injektimit. Monitorimi me ultratingull bëhet gjatë marrjes së këtyre barnave për të siguruar se reagimi është duke ndodhur. Nëse ka dëshmi domethënëse për rezistencën ndaj insulinës, endokrinologu riprodhues mund të rekomandojë përdorimin e barnave si metformini (Glucophage) që të merret bashkë me medikamentet e fertilizimit. Metformini është një bar që përdoret për trajtimin e diabetit dhe i ndihmon trupit të pacientëve që të bëhen më të ndjeshëm ndaj insulinës, gjë që i bën shpesh vezoret në sindromën policistike më reaguese ndaj sitmulimit për ovulacion.

 

Në disa raste të sindromës më të rëndë policistike të vezoreve, mund të jetë shumë e vështirë nxitja e një apo dy folikuleve përmes medikamenteve gojore apo injektuese. Në këto raste, duhet të bëjmë zakonisht IVF dhe të largojmë shumë vezë të pjekura nga shumë folikula të rekrutuara. Shkalla e shtatzënisë është shumë e mirë me këtë opsion dhe pacientet zakonisht kanë disa embrione shtesë për shtatzënitë e ardhshme.

 

  • Si diagnostikohet sindroma policistike e vezoreve?

  • Çfarë rreziqesh për shtatzëni ekzistojnë në sindromën policistike të vezoreve?

  • Kam shumë zgjedhje në Kosovë. Pse duhet ta zgjedh Klinikën Sanus?

  • Dhe shumë të tjera... Jemi këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

bottom of page