top of page

Çfare janë Miomat ?


-Fibroidet ose miomat janë gati gjithnje beninje (jo kancerogjene).  -Ato mund të rriten si te tumore te veqanta ose mund të jene multiple ne rritjeç -Ato munden me qene te madhesise se fares se molles ose edhe sa nje portokalle, ne raste te veqanta munden edhe te arrijne mase shumë te madhe.

Pse femrat duhet të dijne për miomat ?

-Miomat janë shumë të shpeshta tek femrat në mes moshës 40 dhë në fillim të 50 tave edhe jo të gjitha femrat me mioma kanë simptome.  -Ate qe kan simptome zakonisht i zbulojne fibroidet qe është veshtire te jetohet me pranine e tyre  -Disa kanë dhimbje dhe gjakderdhje të shtuar menstruale.  -Fibroidet poashtu mund të bëjnë presion në fshikzen urinare dhe shkaktojne urinim të shpështë ose në rektum dhe të shkaktojnë presion rektal.  - Nëse rritja e tyre shkon shumë atëherë ato mund të shkaktojnë rritje të përgjithshme të barkut dhe jep pamjen e shtatzanis për shkak të madhësise së barkut.

A mund të kthehen miomat në kancere të rrezikshme?

-Fibroidet janë gati gjithmonë beninje (jo kancerogjene) -Shumë rrallë (më pak se 1 në 1000 raste) mundet me kalu në fibroid kancerogjen. Kjo quhet lejomiosarkoma.  -Ekzistenca e fibroideve nuk e rrit rrezikun për zhvillim të miomave kancerogjene poashtu nuk e rrit rrezikun e shfaqjes së formave tjera të kancereve tek femrat.

Nëse ngel shtatzanë dhe janë te pranishme mioma, Çka më tutje?

-Femrat qe kanë fibroide kanë me shumë probleme ne shtatzani dhe lindje. Por nuk do te thote qe gjithnje duhet te kete probleme. Shumica e shtatzanëve e kanë shtatzanine pa probleme. Me se shpeshti mund te shfaqen probleme si: -Ka rrezik të lartë për lindje të parakohshme - Lindja me prerje Cezariane. Rreziqet për lindje me cezarian është 6 herë më e rritur tek femrat me fibroide. -Prezentimi i femiut me pelvik. Për shkak të pranise së miomave bebja nuk pozicionohet normal për lindje vaginale. - Lindja ngec për ecuri normale  -Shkolitja para kohe e placentës ose abrupcioni placentar. Placenta shkolitet nga muri i mitres para lindjes. Kur kjo ndodh femiu nuk merr mjaftueshëm oksigjen. -Konsultohuni me obstetërin tuaj nëse keni mioma dhe ngelni shtatzenë. Te gjith obstetrët kanë ekspëriencë në trajtimin e fibroideve dhe shtatzanise. Shumica e femrave që kanë fibroide dhe ngelin shtatzenë nuk kanë gjithnje nevojë të konsultohen me obstetrin.

Qfarë pyetjesh duhet ti parashtroj mjekut tim në rast që kam fibroide?

1-Sa fibroide i kam në përgjithsi? 2-Cila është madhësia e tyre? 3-Ku janë të lokalizuara (në sipërfaqen brendshme të jashtm ose, në murin e mitrës) ? 4-A mund të pres që të zmadhohen miomat? 5-Sa shpejtë janë rritur (nëse është ditur më herët për ekzistencën e tyrë)? 6-Si mund ta dalloj që fibroidi po rritet shpejtë? 7-Qfarë probleme mund të japë rritja e tij? 8-Cilat teste ose imazheri duhet të behen në vazhdimsi për te përcjellur rritjen e tyrë? 9-Cili është tretmani opcional nëse fibroidi behet problem?

Kirurgjia

-Nëse keni mioma me simptome të moderuara ose me te theksuara atëherë trajtimi kirurgjik mund të jetë menyra më e mire për trajtim. Këto janë opcionet:

Miomektomia  -Është trajtim kirurgjik për te larguar miomen në veqanti pa e prekur indin e shëndoshë të mitrës. Është tretmani më i mire për femrat që dëshirojnë të kenë përsëri shtatzani pas trajtimit të miomeve. Ju mund të keni shtatzani pa problem pas miomektomisë. Por nëse miomat janë të futura në thellësi të murit dhe kavitetit të mitres atëherë mund të ju duhet lindje me prerje Cezariane.  -Miomektomia ose largimi i mimosa mund të bëhet në disa menyrë. Me opërim madhor kirurgjik duke e hapur murin e barkut ose me laparaskopi por edhe me histeroskopi nëse lokalizimi i miomes e lejon këtë qasje dmth nga vagina. Lloji i operimit që do të bëhet varet nga madhësia lloji dhe lokalizimi i miomat.

Histerektomia  -Është intervenimi kirurgjik për largimin e tërësishëm të mitrës – kjo meted është e vetmja e sigurtë për trajtimin definitiv të miomave. Miomat janë arsyja kryesore e heqjës totale te mitrës. Ky opërim behet kur miomat janë të masës së madhë, nëse gjakderdhja është e shtuar, nëse është afër menopauzës, ose nëse nuk dëshiron më shtatzani.  -Nëse miomat janë të vogla me madhësi atëherë mjeku mund të ketë qasje nga vagina dhe të mos bëhet hapja nga barku. Në disa raste histerektomia laparaskopike mund të përformohet dhe largimi i vezoreve dhe tubave. Eshtë opcional varesisht nga rasti. Histerektomia është nje opërim madhor dhe është zakonisht opërim i qetë dhe i sigurtë dhe nuk përmban ndonje risk ose komplikime

4,656 views0 comments

Recent Posts

See All

PROLAPS I PELVIKUT

Prolapsi i organeve pelvike paraqet herniacionin e organeve të pelvikut në vagjinë apo jashtë saj. Si ndodh kjo? Të gjithë organet e pelvikut (fshika e urinës, mitra dhe rektumi) mbështeten nga “shtra

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS)

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS) e cila paraqitet deri në 10% të grave në moshën riprodhuese, është çrregullim shpesh i diagnostikuar i sistemit endokrin – pjesës së trupit e cila është përgjegj

bottom of page