top of page
Writer's pictureGöksu Göç

Ultrazeri 4D - Ultrazeri morfologjik (i detajuar)

Updated: Apr 23, 2021

Ultrazëri morfologjik i detajuar është një vizite e bërë nga doktori gjinekolog me qellim për të diagnostifikuar anomalit fizike fetale.


- Në cilën periudhë të shtatzanisë bëhet ultrazëri morfologjik?

Koha ideale e ultrazërit morfologjik është në javët 18 deri në 23 javë. Mund të bëhet dhe më herët ose më vonë por vlerësimi i saktë i organeve mund të mos jetë i mjaftueshëm.


- Çfarë shihet në ultrazërin morfologjik?

Në ultrazërin morfologjik shihen detajisht, në kënde dhe prerje të ndryshme ultrosanografike, me rradhë tek e tek të gjitha organet e fetusit; koka ,truri, pjesët dhe hapësirat e trurit, fytyra, qafa, këmbët dhe krahet duart gishtat, shpina,kraharori, zemra, barku pjesa e parme e barkut dhe organet brenda, organet genitale.


- Sa shpesh shihen anomalit fetale ne barkun e nënës?

Në përgjithësi në cdo 100 shtatzani 2 shihen anomali fetale(2%). Në shtatzani binjake monozigotike ( të një veze) dhe në shtatzanite e një martese me lidhje gjaku ky rrezik rritet në 4 der 5 %. Ndersa në shtatzanitë me IVF (fekondim artificial) rreziku i anomalise fetale është 3%.


- Cilat anomali fetale diagnostifikohen nepermjet echos morfologjike?


1. Probleme të kafkës, kokës, probleme të zhvillimit të trurit dhe të hapesirave ndermjet trurit (sipsh. Moszhvillimi truri,mungesa e një pjese të trurit, mledhja e ujit të tepërt në tru...)

2. Anomalit e fytyres ( anomalit si psh buzë e çarë ose qiellzë e çarë...)

3. Probleme te zhvillimit te shtylles kurrizore (si psh. Shtylle kurrizore e hapur,mungesë e ndonjë kocke të shtylles kurrizore..)

4. Anomali te kraharorit ose të barkut (si psh. Herni te brendshme dhe të jashtme, probleme të mushkëris ose melçisë, te zorrëve dhe të stomakut, të veshkave dhe të fshikës urinare..)

5. Deformime të këmbëve dhe të duarve ose mungesa e njëres prej këtyre gjymtyreve

6. Probleme të placentës dhe ujit amniotik ( uji amniotik i tepërt ose i pakësuar, probleme të lokalizimit jonormal të placentës.)

7. Probleme të zhvillimit jonormal të zemrës fetale dhe ëe damareve kryesore që hyjne dhe dalin nga zemra.


- Sa përqind e këtyre anomalive diagnostifikohen nëpërmjet echos morfologjike?

Echo morfologjike së pari varet nga përvoja e doktorit, së dyti nga gjendja e nënës dhe pozicioni i bebit, së treti nga cilësia e aparatit te ultrazërit. Në kushte optimale, edhe në vizitat e bërë nga doktoret më me pervoje, mund të diagnostifikohen vetëm 70-80 % të anomalive të lindura të bebit. Kjo ndodh per shkak se disa nga anomalit fetale mund të mos japin asnjë shenjë ose mund të shfaqen teper vone. Nuk duhet haruar që sigurisht cilësia e ultrazërit luan rol te rëndësishëm por është doktori ai që duke bashkuar të dhenat klinike me ato ultrosanografike jep vendimin e duhur.


- Echo morfologjike afërsisht zgjat 30 deri në 40 minuta dhe nuk asnjë efekt anësore te bebi.

504 views0 comments

Recent Posts

See All

댓글


bottom of page