top of page

Si mund t’i mbroj vezët e mia dhe fertilitetin e ardhshëm, si edhe pse më duhet?

Përparimet e fundit në teknikat e krioprezervimit të oociteve (“ngrirja e vezëve”) i kanë përmirësuar shumë gjasat e mbijetesës së vezëve të ngrira ndaj shkrirjes dhe besueshmërinë e arritjes së shtatzënisë. Ky është lajm i madh për gratë që mendojnë për krioprezervimin e vezëve, si një mundësi e ruajtjes së opsioneve të tyre të fertilitetit për të ardhmen.

Çka është ngrirja e vezëve?

Me qëllim të marrjes së vezëve për ngrirje, pacientet i nënshtrohen procesit të njëjtë të injektimit të hormoneve sikur që bëhet me rastin e fertilizimit in-vitro. Dallimi i vetëm është se vezët, pasi të merren, ngrihen për përdorim në të ardhmen. Ato mund të “ngrohen”, fertilizohen dhe transferohen në një kohë të mëvonshme.

Duhen përafërsisht 4-6 javë për ta kompletuar ciklin e ngrirjes së vezës. Kjo përfshin 10-14 ditë të injeksioneve të hormoneve për t’i stimuluar vezoret dhe për t’i marrë vezët e pjekura. Sikur me IVF-në, pacientja duhet ta vizitojë klinikën rregullisht gjatë kësaj periudhe me qëllim të realizimit të ultratingullit dhe të analizave të gjakut. Pasi të përcaktohet që vezët janë pjekur apo maturuar sa duhet, përcaktohet procedura e marrjes së tyre përmes një gjilpëre që futet përmes vagjinës dhe nën drejtimin e ultratingullit. Kjo procedurë realizohet përmes sedacionit (qetësimit) gjatë të cilit pacientja është e vetëdijshme dhe zakonisht nuk është e dhembshme. Vezët ngrihen menjëherë.

Kur pacientja është gati për ta provuar shtatzëninë (mund të jetë disa vite më vonë), vezët së pari shkrihen, fertilizohen më pas përmes injektimit të një spermatozoidi në citoplazmën e vezës dhe transferohen në mitër si embrion.

Kush duhet të konsiderojë ngrirjen e vezëve?

Kjo teknikë është përdorur fillimisht nga gratë që kanë pasur ulje të parashikuar të fertilitetit të tyre, si pasojë e radioterapisë apo kimioterapisë.

Realiteti është se vezoret e grave (dhe vezët brenda tyre) plaken më shpejt se që pritet nga mosha e tyre vërtetë, kronologjike. Cilësia dhe sasia e vezëve ulen dukshëm në mes moshës 30-40 vjeçare. Me uljen dramatike të fertilitetit pas moshës 35-vjeçe, gratë mund të konsiderojnë ruajtjen e vezëve të tyre nëse presin shtyrje në kohën e fillimit të familjes. Nëse vezët ruhen, atëherë kjo jep shpresë dhe opsione shtesë për shtatzëni kur vjen koha e provimit të shtatzënisë.

Për të marrë vendim të informuar nëse ky mund të jetë opsion për juve, caktoni ju lutem takim me njërin prej specialistëve tanë të fertilitetit. Ata do ta shqyrtojnë rrezikun, rezultatet e pritura (përfshirë gjasat për shtatzëninë), alternativat për ngrirjen e vezëve të cilat duhet t’i dini dhe do t’ju ndihmojnë të merrni vendim të informuar për opsionet tuaja.

Si funksionon ngrirja e vezëve?

Edhe pse sperma dhe embrionet janë dëshmuar se janë të lehta për t’u ngrirë, veza është qeliza më e madhe në trupin e njeriut dhe përmban sasi të madhe të ujit. Pas ngrirjes mund të formohen kristale të akullit që mund ta dëmtojnë qelizën. Gjatë viteve kemi mësuar që duhet ta dehidrojmë qelizën dhe ta zëvendësojmë ujin me “anti-frizin” para ngrirjes, me qëllim të parandalimit të formimit të kristaleve të akullit. Për shkak se po ashtu kemi mësuar që membrana e qelizës forcohet pasi të ngrihet, spermatozoidi për fertilizimin e vezës duhet të injektohet me gjilpërë përmes teknikës standarde që njihet si ICSI (injektimi intracitoplazmatik i spermës).

Sa gjatë mund të mbahen vezët të ngrira?

Bazuar në dëshminë shkencore si edhe në përvojën tonë të arritjes së shtatzënisë me embrione të ngrira – në një rast embrioni ishte i ngrirë për 10 vite – jemi të sigurt se ruajtja afatgjatë e vezëve të ngrira nuk rezulton në uljen e cilësisë.


Sa vezë duhet të ruajë për ta arritur shtatzëninë?

Rekomandojmë ngrirjen e 10 vezëve për çdo provë të shtatzënisë.

Shumica e grave të moshës 38-vjeçe dhe nën të mund të presin të

prodhojnë 10-20 vezë për një cikël.


A është ngrirja e vezëve e sigurt?

Rreth 5000 foshnja kanë lindur nga vezët e ngrira deri më sot. Studimi më i madh i publikuar me mbi 900 foshnja nga vezët e ngrira nuk ka treguar shtim në numrin e defekteve të lindjes krahasuar me popullatën e përgjithshme. Rezultatet nga një studim nuk kanë treguar rritje të numrit të defekteve kromozomale në embrionet nga vezët e ngrira krahasuar me embrionet nga vezët e freskëta. Studimi i vitit 2014 nuk ka raportuar për shtim të komplikimeve të shtatzënisë pas ngrirjes së vezëve. Në mbarë botën kanë lindur mbi 300 mijë foshnja nga embrionet e ngrira, duke i përdorur teknikat e krioprezervimit të ngadalshëm dhe nuk është raportuar për rritje të numrit të defekteve të lindjes. Edhe pse këto të dhëna japin siguri, do të duhen shumë vite të përcjelljes për t’u siguruar që foshnjat e lindura nga vezët e ngrira nuk kanë numër të rritur të defekteve të lindura krahasuar me foshnjat që lindin me metoda të tjera.

145 views0 comments

Recent Posts

See All

PYETJET ME TE SHPESHTA LIDHUR ME INFERTILITETIN

Çka është infertiliteti? A mund të shkaktohet infertiliteti për shkak të ndonjë faktori të partnerit mashkull? Çka ndodh gjatë vlerësimit fillestar të infertilitetit? A ka mundësi të ketë cikël, por p

Infertiliteti i pashpjegueshëm

Është jashtëzakonisht dëshpëruese që të bëhen vlerësime të detajuara për shkaqet e infertilitetit dhe të mos përcaktohet arsyeja e tij. Për 10-15% të pacientëve nuk mund të fitohet përgjigjja e saktë

Trajtimi i Infertilitetit Mashkullor

Ndoshta për shkak se gruaja e mban foshnjën, e konsiderojmë shpesh infertilitetin si problem vetëm femëror. Në fakt, deri në 50% të rasteve të infertilitetit e përfshijnë partnerin mashkull. Sikur për

bottom of page