top of page

PROLAPS I PELVIKUT

Prolapsi i organeve pelvike paraqet herniacionin e organeve të pelvikut në vagjinë apo jashtë saj.

Si ndodh kjo? Të gjithë organet e pelvikut (fshika e urinës, mitra dhe rektumi) mbështeten nga “shtrati” kompleks i muskujve, ligamenteve dhe fijeve që kapen për eshtrat e pelvikut. Kur ky kompleks dobësohet, organet mund të bien. Janë dy lloje të prolapsit të organeve të pelvikut, josimptomatik dhe simptomatik. Prolapsi josimptomatik nënkupton praninë e herniacionit, por mosdaljen e këtyre organeve jashtë mitrës. Kurse, prolapsi simptomatik ka të bëjë me daljen e organeve nëpër vagjinë jashtë saj. Afro 200 mijë operacione të prolapsit të organeve pelvike bëhen çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse nuk është kërcënues për jetën, prolapsi i organeve pelvike mund ta ndryshojë jetën dhe të rezultojë me ndryshime domethënëse në cilësinë e jetës së grave. Prolapsi i organeve pelvike mund të jetë shumë shqetësues për disa gra. Por ekzistojnë shumë opsione terapeutike që mund të ndërmerren për përmirësimin e simptomave të prolapsit të organeve pelvike që në disa raste edhe e zhdukin atë. Ato përfshijnë përdorimin e unazave (pessaries) – pajisje mjekësore që ofron mbështetje strukturale – terapinë fizikale, kirurgjinë apo pritjen e kujdesshme. 


SHKAQET

Prolapsi i organeve pelvike është dokumentuar qysh në vitin 2000 para erës së re. Edhe në atë kohë, trauma fizike e lindjes vagjinale ka krijuar probleme brenda trupit të nënës. Më shumë se tre mijëvjeçarë më vonë, gratë përballen ende me këtë gjendje shqetësuese. Faktorët e rrezikut për zhvillimin e kësaj gjendjeje përfshijnë historinë familjare të prolapsit të organeve pelvike, obezitetin, moshën e shtyrë, histerektominë paraprake dhe gjendjet që në mënyrë kronike e shtojnë trysninë brenda barkut, siç janë astma dhe kapsllëku. Pacientet me prolaps të lehtë të organeve pelvike përshkruajnë një ndjenjë të rëndesës e cila është konstante. Të tjerat ndjejnë rritje të trysnisë pas qëndrimit kohë të gjatë në këmbë apo pas ushtrimeve të rënda fizikale.


Në rastet e rënda të prolapsit të organeve pelvike, pacientet raportojnë ta kenë ndier apo parë një “top” apo protruzion që del nga vagjina.

Për shkak se prolapsi i organeve pelvike paraqitet shpesh me çrregullimet e tjera të dyshemesë së pelvikut, simptomat e një problemi të dyshemesë së pelvikut duhet ta ngrenë pyetjen për çrregullimet e tjera.


Varësisht se ku ndodh dobësia në dyshemenë e pelvikut, ajo mund të përfshijë një apo më tepër organe të pelvikut. Dobësia e murit të përparmë të vagjinës pranë fshikës urinare rezulton me cistocelë, e cila shpesh quhet si “fshika e rënë e urinës”. Enterocela nënkupton pikën e dobët në kulmin e vagjinës e cila rezulton me prolapsin e mitrës. Defektet në murin e pasmë të vagjinës pranë rektumit rezultojnë me rektocelë. Përcaktimi i lokacionit të dobësisë është me rëndësi me qëllim të ofrimit të trajtimit të duhur.



OPSIONET TERAPEUTIKE

Nëse mjeku juaj përcakton që keni të bëni me prolaps të lehtë të organeve të pelvikut – josimptomatike – ekzistojnë gjasa të mira të përmirësimit të gjendjes në vete. Përcjellja e kujdesshme është shpesh metoda e zbatuar, edhe pse është i pamundur identifikimi se prolapsi i kujt do të shërohet me kohë.



MENAXHIMI

Edhe pse kemi opsione të kufizuara jokirurgjike për menaxhimin e prolapsit të organeve pelvike, shpesh aplikohen unazat (pessary). Ato përbëhen nga silikoni dhe janë pajisje që ofrojnë mbështetje strukturale pasi të vendosen në vagjinë. Pasi që gratë kanë forma dhe madhësi të ndryshme, unazat duhet të përshtaten në mënyrë individuale.

Unaza e suksesshme është ai cili ofron rehati, mbetet në vend pas manovrës Valsalva dhe e trajton prolapsin në mënyrë adekuate. Unazat kanë nevojë për mirëmbajtje, prandaj duhet të hiqen dhe të pastrohen rregullisht.

Nuk është e jashtëzakonshme nëse përshkruhet estrogjen vagjinal për përdorim të njëkohshëm me unazën, me qëllim të ofrimit të rehatisë, lubrifikimit dhe uljes së gjasës për shfaqje të infeksioneve të traktit urinar.

Janë edhe shumë produkte të tjera të dobishme për menaxhimin e gjendjes suaj.



TRAJTIMI 

Terapia e prolapsit varet nga simptomat e pacientit. Nëse prolapsi është në shkallë të lehtë dhe nuk e shqetëson shumë pacientin mund të rekomandohen terapi medikale. Nëse prolapsi është në shkalle të rëndë që i krijon shumë shqetësime pacientes duke ndikuar në kualitetin e jetës së saj të përditshme atëherë rekomandohet operacioni për të rregulluar defektin e dyshemesë së pelvikut. - Medikamentet Shumica e pacienteve janë në moshën e menopauzës, moshë e cila shoqërohet me mungesë të estrogjenit dhe tharjen e vaginës. Mungesa e estrogjenit luan rol në dobësimin e indeve të pelvikut. Zëvendësimi i estrogjenit me anë të medikamenteve mund të permiresojv gjendjen e prolapsit. - Terapia fizike Terapia fizike (biofeedbacku) - janë ushtrime të dyshemesë së pelvikut të cilat forcojnë cdo muskul të dyshemesë së pelvikut. Biofeeedbacku nënkupton përdorimin dhe monitorimin e disa aparateve të lidhur me senzorë të vendosur në vaginë, rektum ose në lëkurë. Biofeedbacku të mëson se si të përdorësh cdo muskul të pelvikut me qëllim për ti ushtruar dhe forcuar sa më shumë këta muskuj, si rrjedhojë ndodhë forcimi i muskujve të pelvikut, gjë e cila redukton prolapsin. - Pesari Në shkallë fillestare të rrëshqitjes së dyshemesë së pelvikut mund të jenë të dobishme unazat plastike qe vendosen brenda në vaginë për të ngritur organet e pelvikut. -Kirurgjia Mënyra më efektive e rregullimit të defekteve të pelvikut janë operacionet kirurgjikale të cilat kanë për qëllim ngritjen e fshikëzës e cila ka rrëshqitur poshtë dhe ngushtim të vaginës (corporafi anterio-posterior), Në rastë të rrëshqitjes së mitrës poshtë nqs pacientja është në moshë të vjetër preferohet operacioni i heqjes së mitrës ( histerektomi ) në mosha të reja preferohet ngritja dhe fiksimi lart i mitrës me anë të një meshi (sakrohisteropeksi). Në rastë kur se bashku me prolapsus ka dhe inkontinansë (mosmbajtja e urinës gjatë kollitjes ose së qeshurës) mund të bëhet operacioni në menyrë abdominale ose laparaskopike (BURCH) dhe në menyrë vaginale (TVT, TOT). Në rrëshqitjet e dyshemesë së pelvikut, kur janë te shoqëruar me probleme të urinimit, suksesi i operacionit është 80 deri në 90 %.


TRAJTIMI FARMAKOLOGJIK

Nuk ka momentalisht barna për trajtimin e prolapsit të organeve të pelvikut.



64 views0 comments

Recent Posts

See All

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS)

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS) e cila paraqitet deri në 10% të grave në moshën riprodhuese, është çrregullim shpesh i diagnostikuar i sistemit endokrin – pjesës së trupit e cila është përgjegj

Cistet e Vezoreve

Cistet e vezoreve janë qeska të mbushura me lëng që zhvillohen brenda ose në sipërfaqe të vezoreve. Janë shumë të shpeshta dhe shfaqen para ose pas menopauzës. Në shumicën e rasteve nuk shkaktojnë sim

bottom of page