top of page

Mënyrat Natyrore të Lehtësimit të Ngërçeve të Menstruacioneve të dhimbshme( Dismenorea)

Dismenorea është shprehja mjekësore për ngërçet e dhembshme menstruale të cilat shumë gra i ndjejnë pak para apo gjatë menstruacionit. Ajo është çrregullimi më i shpeshtë menstrual që raportohet – mbi gjysma e të gjitha grave kanë një shkallë të ngërçeve abdominale në një kohë të caktuar të jetëve të tyre.

Për afro 10 për qind të grave, shkalla e dhembjes dhe e shqetësimit gjatë ciklit menstrual, si edhe simptomat që e shoqërojnë atë, shkaktojnë disfunksion të përkohshëm të tyre.

Në fakt, ngërçet menstruale janë shkaku kryesor i tërheqjes nga aktivitetet ditore në gratë nën moshën 30-vjeçe.

Për shkak se ngërçet menstruale shkaktojnë pjesëmarrjen dhe suksesin në shkollë, si edhe pjesëmarrjen dhe prodhimtarinë në punë, janë kompletuar dhe janë në vazhdim hulumtime domethënëse për simptomat, shkaqet dhe trajtimet e dismenoresë.

Në shumicën e grave, simptomat e dismenoresë fillojnë zakonisht disa ditë para fillimit të gjakderdhjes dhe vazhdojnë për disa ditë gjatë gjakderdhjes. Dhembja dhe ngërçet në pjesën e poshtme të barkut mund të jenë të lehta në formë shqetësimi deri te dhembjet shumë të forta. Ngërçi është rezultat i natyrshëm i ciklit menstrual; dhembja shkaktohet pasi që mitra tkurret për ta lehtësuar hedhjen e shtresës së shkolitur të brendshme të mitrës.


Prostaglandinat luajnë rol në shkallën e ngërçeve. Hulumtimet tregojnë se gratë me nivele të rritura të këtyre kasnecëve kimikë të ngjashëm me hormonet mund të kenë ngërçe dhe dhembje më intensive. Gratë më të reja dhe adoleshentet kanë nivele më të larta, prandaj kjo është arsyeja që kanë dhembje më intensive se sa gratë në moshën 30, 40 apo 50-vjeçe.


Kur ngërçet bëhen të dhembshme dhe madje sfilitëse, mjekët rekomandojnë analgjetikët e thjeshtë për ta trajtuar këtë shqetësim. Megjithatë, ekzistojnë ilaçe të shumta natyrale që janë dëshmuar se i pakësojnë simptomat dhe ngërçet e zakonshme të sindromës premenstruale.


Dismenorea nuk është zakonisht shkak për alarm. Megjithatë, kërkoni vizitë mjekësore emergjente nëse keni:


- Ngërçe të shoqëruara me gjakderdhje të madhe - Copëza indi në gjakderdhjen menstruale - Temperaturë apo ethe - Dhembje që paraqitet papritmas apo përkeqësohet - Alivanosje apo keni marramendje - Mundësi që të jeni shtatzënë


Çka është Dismenorea?


Dismenorea është një shprehje e cila i referohet dhembjes që përjetohet gjatë ngërçeve të sindromës premenstruale. Ngërçet fillojnë zakonisht disa ditë para fillimit të gjakderdhjes dhe vazhdojnë për dy apo tri ditë gjatë gjakderdhjes. Ndjenja e dhembjes shkaktohet kur mitra tkurret me qëllim të hedhjes jashtë mitrës së shtresës së saj të brendshme.

Dhembja ndryshon nga një grua në tjetrën, si edhe mund të ndryshojë nga shqetësimi i lehtë deri te dhembja e madhe sfilitëse. Intensiteti i ngërçeve shkon zakonisht duke rënë me kalimin e moshës pasi që niveli i prostaglandinave shkon natyrshëm duke rënë. Ky lloj i ngërçeve gjatë ciklit menstrual quhet dismenore parësore (primare).

Dismenorea parësore shfaqet në gratë e shëndetshme për shkak se mitra tkurret. Dhembja zakonisht paraqitet në pjesën e poshtme të barkut apo në bel, dhe mund të përhapet përmes kofshëve deri në pjesët e poshtme të këmbëve. Intensiteti i dhembjes mund të ndryshojë nga i lehtë deri te i rëndë, dhe mund ajo mund të shoqërohet nga mundimi, vjellja, molisja dhe barkqitja. Dismenorea parësore zbutet me kalimin e moshës dhe mund të ndërpritet plotësisht pas lindjes.

Nëse ekziston ndonjë çrregullim apo sëmundje riprodhuese që kontribuon apo i shkakton ngërçet gjatë ciklit menstrual, ajo gjendje quhet dismenore dytësore (sekondare). Gratë me dismenore dytësore kanë dhembje që paraqiten më herët gjatë ciklit dhe zgjasin më gjatë. Megjithatë, ndryshe nga dismenorea parësore, shqetësimet nuk shoqërohen me mundim, vjellje, molisje apo barkqitje.




Shenjat & Simptomat e Dismenoresë


Shenjat dhe simptomat e zakonshme të dismenoresë janë:

Dhembje në pjesën e poshtme të barkut

Trysni shqetësuese në bark Dhembje në bel Dhembje në ije Dhembje në pjesën e brendshme të kofshëve Dhembje që përhapet drejt kofshëve dhe kërcinjve Mundimi Vjellja Barkqitja Kokëdhembjet Nervozizëm Dobësi Humbje e vetëdijes



Shkaqet & Faktorët e Rrezikut


Dismenorea parësore shkaktohet nga tkurrjet e muskulit të mitrës me qëllim të lehtësimit të hedhjes jashtë mitrës të shtresës së saj të brendshme. Tkurrjet e forta mund t’i ngushtojnë enët e gjakut që e ushqejnë mitrën duke shkaktuar dhembje intensive të ngjashme me ato të kraharorit kur enët e bllokuara të zemrës nuk mund të pranojnë oksigjen.

Dismenorea dytësore, nga ana tjetër, shkaktohet nga ndonjë çrregullim apo sëmundje riprodhuese. Shkaqet e shpeshta që mund ta shkaktojnë janë:

Fibroidet e mitrës Adenomioza Sëmundja inflamatore e pelvikut Stenoza e qafës së mitrës Endometrioza Infeksionet Pajisja intrauterine Cista e vezoreve Shtatzënia ektopike (jashtë mitrës)

Faktorët e njohur të rrezikut janë:

Mosha nën 30-vjeçe Fillimi i menstruacioneve në moshën 12-vjeçe apo më të re Gjakderdhje e madhe gjatë ciklit menstrual Gjakderdhjet apo ciklet e parregullta e parregullta menstruale Prania e dismenoresë në gratë e tjera të familjes Gratë që nuk kanë pasur shtatzëni Gratë që nuk kanë lindur Konsumimi i duhanit Mbipesha apo obeziteti Konsumimi i alkoolit Prania e simptomave të zakonshme të sindromës premenstruale Prania e sëmundjes inflamatore të pelvikut Sterilizimi Indeksi i ulët i masës trupore Viktima e abuzimit seksual



Trajtimi i Rëndomtë

Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj nëse përjetoni simptoma të ngërçit gjatë ciklit tuaj menstrual. Me qëllim të vendosjes së diagnozës së saktë dhe përjashtimit të shkaqeve që mund ta shkaktojnë atë, mjeku juaj do ta bëjë ekzaminimin e plotë, përfshirë edhe atë të pelvikut. Nëse ka jonormalitete që e shkaktojnë problemin, mjeku juaj mund të kërkojë ultratingull, tomografi të kompjuterizuar, rezonancë magnetike apo laparaskopi.



Trajtimet tradicionale për dismenorenë parësore janë:

- Analgjetikët e zakonshëm - Përshkrimi i analgjetikëve më të fuqishëm antiinflamatorë josteroidë - Kontrolli hormonal i lindjes, përfshirë tabletat, injeksionet, fashat apo pajisjet intrauterine, të cilat e pengojnë ovulacionin dhe e ulin shkallën e dhembjes

-Sa i përket dismenoresë dytësore, trajtimi do ta adresojë shkakun bazë, siç janë fibroidet apo endometrioza, si edhe mund të përfshijë barna për qetësimin e dhembjes.



Mënyrat Natyrore për Menaxhimin e Dismenoresë


1. Kalciumi.

I paralajmëruar prej kohësh për trajtimin e simptomave të sindromës premenstruale, përfshirë lodhjen, uljen e disponimit dhe fryrjen, hulumtimet e fundit tregojnë që 1000 miligramë kalcium në ditë është efektiv për zbutjen e intensitetit të dhembjes menstruale. Në një studim të vogël hulumtues shkencor, gratë që kanë marrë 1000 miligramë kalcium, prej ditës së 15-të të ciklit të tyre deri në zhdukjen e dhembjes, gjatë tri cikleve të njëpasnjëshme menstruale, kanë raportuar ulje domethënëse të shkallës së dhembjes.

Shtimi i konsumimit të ushqimeve të pasura me kalcium gjatë ciklit menstrual, siç janë proteinat hirrë, sardelet, kefiri i qumështit të dhisë dhe fasulet e bardha mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave, tok me mbështetjen e fortësisë së eshtrave, nivelet e shëndetshme të shtypjes së gjakut dhe funksionimin e duhur të muskujve dhe të nervave.


2. Vitamina D.

Doza javore prej 50000 njësive të vitaminës D e ulë në shkallë domethënëse intensitetin e dhembjes te gratë me dismenore parësore.

Përveç plotësimit të tillë të dozës, shtojeni konsumimin e vitaminës D duke kaluar më shumë kohë nën rrezet e diellit. Rrezet e diellit janë mënyra numër 1 për rritjen e lehtë dhe të sigurt të nivelit të vitaminës D. Për këtë ju duhen 10 deri në 20 minuta në ditë. Për shtim të mëtejshëm, dietës suaj shtojini ushqimet e pasura me vitaminë D, përfshirë peshqit e egër siç janë shojza e Atlantikut Verior (halibut), skumbria (mackerel), salmoni dhe peshku shpatë (swordfish), si edhe kërpudhat e ekspozuara rrezeve ultravjollcë.


3. Vitamina E.

Kjo vitaminë e tretshme në yndyra është e njohur se ka fuqi ta ekuilibrojë kolesterolin, ta bëjë lëkurën dhe flokët më të shëndetshme, ta përmirësojë të parët dhe madje t’i ekuilibrojë hormonet. Hulumtimet tregojnë që 500 njësi të vitaminës E, dy ditë para fillimit të ciklit deri në ditën e tretë të tij, mund t’i zbusin ngërçet menstruale. Ushqimet e pasura me vitaminën E janë bajamet, spinaçi, patatet e ëmbla dhe avokado.


4. Vitaminat B.

Vitamina B6 mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të sindromës premenstruale, siç janë ulja e disponimit, harresa, fryrja dhe ankthi. Vitamina B1 po jep shpresa që mund ta zbusë dhembjen në gratë me dismenore parësore. Me qëllim të mbështetjes së përgjithshme të shëndetit dhe të ndihmesës për zbutjen e një varg simptomave gjatë ciklit tuaj, merrni suplemente të cilësisë së lartë të kompleksit të vitaminave B, përmbajtja e të cilave buron nga burimet e vërteta ushqimore.


5. Acidet Yndyrore Omega-3.

Trupat tanë nuk prodhojnë acide yndyrore omega-3, prandaj duhet t’i marrim nga ushqimet dhe suplementet e cilësisë së lartë. Duke ditur se ato e mbështesin shëndetin e zemrës, të trurit, e zbusin pezmatimin dhe bëjnë shumë gjëra të tjera, një studim shkencor i publikuar në Reproductive Health ka gjetur se 1-2 gramë acide yndyrore në ditë mund të ndihmojë në uljen e ngërçeve dhe të simptomave të tjera të sindromës premenstruale.


Përdorimi i vetëm 1 luge të gjellës të vajit të cilësisë së lartë të peshkut ofron 4.5 gramë të acideve yndyrore omega-3. Përveç kësaj, dietës suaj mund të shtoni edhe skumbri të egra, fara çia, salmon të Alaskës dhe farë liri.


6. Joga dhe Meditimi. 

E njohur se e pakëson stresin dhe ankthin, si edhe përmirëson drejtpeshimin dhe koordinimin, studimet tregojnë që zbatimi i përditshëm i jogas bashkë me meditimin mund ta zbusin dhembjen që ndërlidhet me ciklin menstrual.


7. Akupunktura.

E përdorur për një varg sëmundjes siç janë kokëdhembjet, alergjitë sezonale, çrregullimet e disponimit, dhembja kronike dhe varësia, studimet tani e mbështesin përdorimin e akupunkturës për pacientët me dismenore. Në studimin e madh të publikuar në revistën BMC Complementary and Alternative Medicine, pacientet janë ndarë në tri grupe, ku grupit të parë akupunktura i është bërë në pikën Shpretka 6, grupit të dytë në pikën GB39, kurse të tretit nuk është bërë në pikën e akupunkturës. Të tria grupet kanë raportuar për ulje domethënëse të shkallës së dhembjes.


8. Aerobiku në Ujë / Ushtrimet Ujore.

Edhe pse ushtrimet përgjithësisht rekomandohen për zbutjen e simptomave të sindromës premenstruale, siç janë ngërçet, ushtrimet e vrullshme janë shpesh të vështira për gratë me dismenore të theksuar. Megjithatë, një studim i vogël me gratë e reja joatlete që kishin dismenore parësore zbuloi se intensiteti dhe kohëzgjatja e dhembjes kishte rënë dukshëm pas 12 javësh të ushtrimeve ujore. Hulumtuesit nuk i kishin specifikuar ushtrimet e zbatuara, por noti dhe aerobiku ujor mund të jenë të dobishme për zbutjen e dhembjes.


Kujdes

Shumica e grave përjetojnë një nivel ngërçesh menstruale në një pikë të jetës së tyre. Megjithatë, ngërçet e rënda mund të jenë shenjë e ndonjë gjendjeje serioze mjekësore në prapavijë, siç janë endometrioza, infeksioni, shtatzënia ektopike (jashtë mitrës), sëmundja inflamatore e pelvikut, adenomioza apo fibroidet e mitrës.

Kërkoni menjëherë vizitë urgjente mjekësore nëse dhembja është e përnjëhershme, më e keqe se zakonisht apo e shoqëruar me gjakderdhje të shtuar, nëse keni temperaturë, nëse keni sekret të argjendtë apo të hirtë menstrual apo nëse mund të ketë mundësi të jeni shtatzënë.

Shënim për endometriozën dhe sindromën e zorrëve iritabile. Pasi që endometrioza dhe sindroma e zorrëve iritabile kanë shumë simptoma të përbashkëta, nevojitet që t’i diskutoni të gjitha simptomat tuaja me mjekun tuaj, përfshirë historinë familjare të endometriozës apo të zorrëve iritabile.



Pikat Kyçe të Dismenoresë

Ngërçet janë shkaku kryesor i tërheqjes nga aktivitetet ditore në gratë nën moshën 30-vjeçe. Dismenorea nuk është përgjithësisht arsye për brengosje, por nëse ngërçet paraqiten me ndonjë shenjë të infeksionit, nëse dhembja është e përnjëhershme apo përkeqësohet, nëse ka përmbajtje indi në sekretin menstrual apo nëse mund të jeni shtatzënë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Dismenorea parësore është shkaku më i shpeshtë dhe është pasojë e tkurrjes fizike të mitrës. Dismenorea dytësore shkaktohet nga gjendjet e caktuara mjekësore, siç janë fibroidet e mitrës, adnomioza, sëmundja inflamatore e pelvikut, stenoza cervikale apo endometrioza. Trajtimet natyrale mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhembjes dhe të shqetësimit që rrjedhin nga simptomat e sindromës premenstruale, përfshirë ngërçet.


Top  Trajtimet Natyrale të Dismenoresë


Kalciumi. 1000 miligramë kalcium në ditë për zbutjen e intensitetit të dhembjes menstruale.

Vitamina D. 50.000 njësi të vitaminës D e ul në nivel domethënës intensitetin e dhembjes te gratë me dismenore parësore.

Vitamina E. 500 njësi të vitaminës E, duke filluar dy ditë para fillimit të ciklit dhe vazhduar edhe për tri ditë gjatë ciklit, mund t’i pakësojë ngërçet menstruale.

Vitaminat B. Shtojeni konsumimin e vitaminave B duke marrë suplemente të cilësisë së lartë të kompleksit të vitaminave B. Merrni 100 miligramë të vitaminës B1 dhe 1.3 miligramë të vitaminës B6 në ditë për t’i arritur rezultatet më të mira.

Acidet Yndyrore Omega-3. Merrni 1-2 gramë të acideve yndyrore omega-3 në ditë për t’i pakësuar ngërçet dhe simptomat e tjera të sindromës premenstruale.

Joga dhe Meditimi. Praktikoni jogën dhe meditimin përditë për ta ulur dhembjen nëse keni dismenore parësore.

Akupunktura. Akupunktura e bërë në fillim të ciklit menstrual mund ta ul dhembjen në nivel domethënës. Injeksioni i vitaminës K1 në pikën Shpretka 6 mund ta ul dukshëm intensitetin e dhembjes dhe ta shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave të tjera menstruale.

Ushtrimet Ujore. Notoni apo bëni ushtrime ujore përditë për së paku 12 javë në mënyrë që ta pakësoni kohëzgjatjen dhe intensitetin e dhembjes nëse bëhet fjalë për dismenorenë parësore.

Lehtësimi Topikal i Dhembjes. Aplikoni vaj ricini me nxehtësi për një orë në ditë deri në zhdukjen e dhembjes. Përdorni vaj livandoje për zbutjen e mëtejme të dhembjes dhe qetësimin e ankthit dhe të stresit.

216 views0 comments

Recent Posts

See All

PROLAPS I PELVIKUT

Prolapsi i organeve pelvike paraqet herniacionin e organeve të pelvikut në vagjinë apo jashtë saj. Si ndodh kjo? Të gjithë organet e pelvikut (fshika e urinës, mitra dhe rektumi) mbështeten nga “shtra

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS)

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS) e cila paraqitet deri në 10% të grave në moshën riprodhuese, është çrregullim shpesh i diagnostikuar i sistemit endokrin – pjesës së trupit e cila është përgjegj

Cistet e Vezoreve

Cistet e vezoreve janë qeska të mbushura me lëng që zhvillohen brenda ose në sipërfaqe të vezoreve. Janë shumë të shpeshta dhe shfaqen para ose pas menopauzës. Në shumicën e rasteve nuk shkaktojnë sim

Comments


bottom of page