top of page
Writer's pictureGöksu Göç

​Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës ndodhë kur qelizat jonormale në qafën e mitrës rriten jashtë kontrollit. Qafa e mitrës është pjesa e poshtme e mitrës që lidhet me vaginën. Kanceri i qafës së mitrës mund të trajtohet me sukses kur kapet në fazat e hershme. Zakonisht kapet në fazë shumë të hershme me anë të pap-testit.

Kanceri cervikal është një nga kanceret më të shpeshta te femrat në të gjithë botën. Por në shtetet e zhvilluara, ku skriningu i kancerit të qafës së mitrës është rutinë, ky lloj kanceri shihet rrallë për shkak të diagnostifikimit të hershëm.

Shumica e kancereve të cerviksit shkaktohet nga një lloj virusi i quajtur HPV - human papilloma virus. HPV mund të kalojë nga një person te tjetri me kontakt seksual. HPV ka shumë tipe në vetvete dhe jo cdo tip i HPV shkakton kancer të qafës së mitrës. Disa nga tipet e HPV shkaktojnë kondiloma - lezione gjenitale por disa tipe nuk shkaktojnë asnjë simptomë.


Te personat e infektuar me HPV infeksioni mund të kalojë spontanisht( vetvetiu), mund të shaktojë kondiloma, ose mund të progresoj në kancer të qafës së mitrës. Për këtë arsye është e rëndësishme për gruan që të bëjë pap-teste rregullisht. Pap testi diagnostifikon ndryshime qelizore para se ato të kthehen në kancer. Duke bërë tretmanin e këtyre ndryshimeve qelizore ju mund të parandaloni kancerin e qafës së mitrës.


Ndryshimet e qelizave jonormale të cerviksit rrallë japin simptoma (shenja) por ju mund të keni simptoma kur këto qeliza jonormale kthehen në qeliza kanceroze.


Simptomat që shkaktohen nga kanceri cervikal janë:

- Gjakderdhje jonormale vaginale – për shembull gjakderdhje vaginale jomenstruale , pas kontaktit seksual ose gjakderdhje vaginale në menopauzë.

- Dhimbje në pjesën e poshtme të belit ose në pelvik.

- Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

- Sekrecione vaginale jonormale.

Pas një egzaminimi të rregullt të pelvikut duhet të bëhet Pap-testi. Nëse Pap-testi tregon ndryshime qelizore jonormale, doktori juaj mund të bëjë teste tjera ( kolposkopi - egzaminim i cerviksit me mikroskop dhe nëse nevojitet mund të merret biopsi cervikale) për të diagnostifikuar qelizat kanceroze ose prekanceroze të cerviksit.


Terapia e kancerit te qafes se mitres perfshinë:

- Kirurgjia, operacion i heqjes se mitres dhe i gjendrrave linfatike pelvike, heqja e ovareve dhe e tubave eshte e diskutueshme sipas moshes se pacientit

- Kemioterapia

- Radioterapia

Sipas fazës së progresionit të kancerit, pacienti mund të ketë nevojë për njërën ose për më shumë se një nga këto terapi, ose një kombinim të ketyre terapive. Nëse kanceri është kapur në fazë shumë të hershme, heqja e mitrës nuk është gjithmonë e nevojshme.

Një diagnozë e kancerit mund tju ndryshojë jetën tuaj, mund të ndiheni sikur bota juaj është përmbytur dhe ju mund të humbni kontrollin. Biseda me familjen dhe miqtë mund tju ndihmojë.


Kontaktoni doktorin për mbështetje në 049513513


Pap-testi është mënyra më e mirë për të kapur ndryshimet qelizore që mund të kthehen në kancer të qafës së mitrës. Pap-testet e rregullta gjithmonë i shfaqin keto qeliza para se të kthehen në kancer. E rendesishme është të përcilleni dhe të merrni terapinë e duhur në rast diagnoze të ndryshimeve qelizore anormale. Kjo ju ndihmon për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës.


87 views0 comments

Recent Posts

See All

Kanceri i Vezoreve

Kanceri i vezoreve ose ovarial është lloj i kancerit i cili e ka fillimin në vezore. Femrat kanë dy vezore në secilen anë te mitrës....

Comments


bottom of page