top of page

Infertiliteti i pashpjegueshëm

Është jashtëzakonisht dëshpëruese që të bëhen vlerësime të detajuara për shkaqet e infertilitetit dhe të mos përcaktohet arsyeja e tij. Për 10-15% të pacientëve nuk mund të fitohet përgjigjja e saktë për arsyen e infertilitetit, që nënkupton se shkaku mund të jetë përtej njohurive tona apo përtej metodave diagnostikuese të cilat i zotërojmë. Në këto raste, e shqyrtojmë me kujdes tërë vlerësimin e infertilitetit:

·       Secili test ekzaminohet për të siguruar që është kryer si duhet dhe është teknikisht i pranueshëm

·       Ekzaminohen po ashtu konkluzionet e nxjerra nga rezultatet

·       Testet me rezultate të dyshimta mund të përsëriten


Për shkak se rrallë e bëjmë laparoskopinë diagnostikuese në mënyrë rutinë, rrallëherë arrijmë edhe te diagnoza e konfirmuar e endometriozës. Prandaj, shumë paciente me endometriozë do të kategorizohen në grupin “e pashpjegueshëm”. Meqenëse nuk paraqet dallim për trajtimin, nuk është shumë me rëndësi të dihet nëse gruaja ka endometriozë.


Shumë raste të infertilitetit të pashpjegueshëm janë zakonisht subfertilitet i ndërlidhur me moshën. Kjo do të thotë që nuk ka asgjë të sëmurë, por duhet kohë më e gjatë për shtatzëni sepse ka gjithnjë e më pak vezë me kromozome normale.


Terapia empirike


Nëse vlerësimi i detajuar nuk jep të dhëna për shkakun e mundshëm të infertilitetit të pacientit, e përdorim metodën e cila njihet si terapi empirike, në të cilën trajtimi nuk bazohet në prova të dëshmuara por në vëzhgimet apo përvojën me çiftet e tjera infertile. Arsyetimi për terapinë empirike është se thjesht shpeshherë bën punë. Për shkak se numri i madh i pacientëve tanë kanë sukses me Terapitë Riprodhuese të Asistuara (ART), e përdorim po ashtu këtë qasje për pacientët me infertilitet të pashpjegueshëm.


Me përdorimin e terapisë hormonale krahas teknologjive të inseminimit artificial, siç janë inseminimi intrauterin (IUI) apo fertilizimi in vitro (IVF), jemi në gjendje të hedhim një rrjetë të madhe dhe të adresojmë sa më shumë faktorë fertiliteti që mundemi.


Për shkak se teknikat e Terapive Riprodhuese të Asistuara bazohen në përmirësimin (siç janë hormonet për shtimin e prodhimit të vezëve) dhe/apo zëvendësimin (siç është IVF-ja për ta ndihmuar fekondimin), ato mund të aplikohen te pacientët me fertilitet të pashpjegueshëm me shpresën se ajo që përmirësohet apo zëvendësohet është elementi përgjegjës i infertilitetit.

24 views0 comments

Recent Posts

See All

PYETJET ME TE SHPESHTA LIDHUR ME INFERTILITETIN

Çka është infertiliteti? A mund të shkaktohet infertiliteti për shkak të ndonjë faktori të partnerit mashkull? Çka ndodh gjatë vlerësimit fillestar të infertilitetit? A ka mundësi të ketë cikël, por p

Trajtimi i Infertilitetit Mashkullor

Ndoshta për shkak se gruaja e mban foshnjën, e konsiderojmë shpesh infertilitetin si problem vetëm femëror. Në fakt, deri në 50% të rasteve të infertilitetit e përfshijnë partnerin mashkull. Sikur për

bottom of page