top of page

Endometrioza

Kjo është një gjendje shumë e shpeshtë në të cilën shtresa që e mbulon pjesën e brendshme të mitrës (endometriumi) rritet jashtë mitrës, në zona të tilla siç janë vezoret, tubat uterine, zona ndërmjet vagjinës dhe zorrës së trashë (rektumit), si edhe në murin e brendshëm të zgavrës së pelvikut. Gjatë ciklit menstrual, ky ind i tepërt i endometriumit gjakon sikur të ishte ind normal. Megjithatë, për dallim nga indi normal, ajo nuk hidhet nga organizmi, por fiksohet në zonën përkatëse ku edhe rritet. Kjo më pas shkakton pezmatim, dhembje dhe vragëzim të tubave uterine, vezoreve dhe strukturave rrethuese anatomike.

Diagnostikimi i Endometriozës

Këtu përfshihet ekzaminimi gjatë të cilit mjeku do t’i vlerësojë simptomat

e shpeshta të endometriozës, të cilat përfshijnë:


·       Dhembjen para dhe gjatë ciklit menstrual

·       Dhembjen gjatë aktit seksual

·       Infertilitetin

·       Lodhjen

·       Urinimin e dhembshëm gjatë ciklit menstrual

·       Lëvizjet e dhembshme të zorrëve gjatë ciklit menstrual

·       Shqetësimet e tjera gastrointestinale, siç janë barkqitja, kapsllëku, mundimi.

Trajtimi i Endometriozës

Gjatë ndërhyrjes minimalisht invazive kirurgjikale të quajtur laparoskopi përdoret një instrument i hollë dhe i ndriçuar në maje (laparoskopi). Laparoskopi futet në zgavrën e pelvikut përmes një prerjeje të vogël që bëhet në afërsi të kërthizës. Kjo procedurë ia mundëson mjekut që të shikojë vendndodhjen e indit të endometriumit në zonën riprodhuese. Laparaskopi mund të përdoret po ashtu për largimin kirurgjik të indit endometrial.

Laparoskopia ka qenë pjesë e zakonshme e përpunimit të rasteve të infertilitetit, sidomos te gratë me infertilitet të pashpjegueshëm. Viteve të fundit kjo procedurë është bërë më e rrallë për shumë arsye. Më e rëndësishmja është ajo që edhe nëse endometrioza detektohet dhe trajtohet, ka tendencë të rishfaqet shpejt. Në anën tjetër, përmirësimi i infertilitetit është minimal. Prandaj sot, në vend se t’i obligojmë pacientët që t’i nënshtrohen intervenimit të shtrenjtë dhe invaziv kirurgjikal, ne i trajtojmë pacientët që mund të kenë endometriozë në mënyrë të njëjtë siç i trajtojmë pacientët me infertilitet të pashpjegueshëm.

Në ultratingull, mund të shohim ndonjëherë cista të mbushura me lëng të turbullt të cilat ndodhen brenda vezoreve. Këto cista janë të mbushura me gjak të vjetër dhe njihen si “cista të çokollatës”, pasi që gjaku i vjetër duket si shurup çokollate. Nëse i shohim këto cista karakteristike në ultratingull, atëherë e diagnostikojmë endometriozën. Në këtë stad, kirurgjia ende nuk është e nevojshme përderisa të mos jetë dhembje pelvike. Disa ekspertë propozojnë largimin e cistave nëse ato tregojnë tendencë rritjeje me kalimin e kohës apo të atyre që janë më të mëdha se 5 centimetra. Nuk ekziston konsensus në mesin e ekspertëve të endometriozës për atë nëse endometriomat duhet apo jo të largohen, si edhe për kohën e largimit eventual të tyre.

Fertilizimi In Vitro dhe Endometrioza

Në rastet e endometriozës më të rëndë dhe më të përhapur, do të propozojmë fertilizim in vitro, në mënyrë që vezët, spermatozoidet dhe embrionet të largohen nga zgavra e pelvikut, e cila është dëshmuar të jetë mjedis toksik ndaj këtyre qelizave.

·       Cilat janë shenjat paralajmëruese për endometriozën?

·       Cilët janë opsionet më të mira fertilizuese për endometriozën?

·       Sa do të ndikojë endometrioza në gjasat e mia për shtatzëni?

·       Kam shumë zgjedhje në Kosovë. Pse duhet ta zgjedh Dr Goksu GOC ?

·       Dhe shumë të tjera... Jemi këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

153 views0 comments

Recent Posts

See All

PYETJET ME TE SHPESHTA LIDHUR ME INFERTILITETIN

Çka është infertiliteti? A mund të shkaktohet infertiliteti për shkak të ndonjë faktori të partnerit mashkull? Çka ndodh gjatë vlerësimit fillestar të infertilitetit? A ka mundësi të ketë cikël, por p

Infertiliteti i pashpjegueshëm

Është jashtëzakonisht dëshpëruese që të bëhen vlerësime të detajuara për shkaqet e infertilitetit dhe të mos përcaktohet arsyeja e tij. Për 10-15% të pacientëve nuk mund të fitohet përgjigjja e saktë

bottom of page