top of page

Brengat Kryesore Gjatë Shtatzënisë

Updated: Apr 23, 2021




Përmbledhje


Shtatzënia paraqet një periudhë ngazëlluese, por mund të sjellë edhe stres dhe frikë të pabazuar. Pa marrë


parasysh nëse bëhet fjalë për shtatzëninë e parë apo të përsëritur, shumë njerëz kanë pyetje lidhur me të. Më poshtë janë paraqitur disa përgjigje dhe burime për pyetjet më të shpeshta.



Kur duhet t’u tregojë të tjerëve se jam shtatzënë?

Shumica e dështimeve (aborteve) ndodhin gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë, prandaj mund të prisni që kjo periudhë kritike të kalojë dhe pastaj t’u tregoni të tjerëve për shtatzëninë. Megjithatë, mund të jetë e vështirë mbajtja e këtij sekreti. Nëse në javën e tetë të shtatzënisë bëhet ultratingulli dhe në të dëgjohen të rrahurat e zemrës së foshnjës, gjasat për dështim janë më të ulëta se 2 për qind, kështu që mund të ndiheni të sigurt që ta përhapni lajmin.



Cilat llojeve të ushqimit duhet t’u shmangem?

Duhet të keni së paku tri racione mirë të ekuilibruara të ushqimit përditë. Në përgjithësi, duhet t’i hani ushqimet të cilat janë të pastra dhe të ziera mirë. Shmanguni nga:

-mishi i pazier, siç është sushi -mishi i kuq, atë të derrit apo të pulës i cili është pamjaftueshëm i zier, përfshirë këtu edhe hot-dogun -qumështi apo djathi i papasterizuar -vezët pamjaftueshëm të ziera -pemët dhe perimet të palara si duhet


Ushqimet apo pijet që përmbajnë aspartam apo NutraSweet janë të përshtatshëm të konsumohen në


sasi mesatare (një apo dy herë në ditë), nëse nuk vuani nga sëmundja që quhet fenilketonuria.

Disa gra zhvillojnë një gjendje që quhet “pica”, e cila nënkupton nxitjen e pazakonshme për të ngrënë shkumës, argjilë, pluhur talk apo lapsa me ngjyrë. Diskutojini këto nxitje me mjekun tuaj dhe shmanguni nga këto substanca.

Nëse keni diabet apo jeni diagnostikuar me diabetin e shtatzënisë gjatë shtatzënisë suaj, duhet ta ndiqni dietën e Asociacionit Amerikan të Diabetit, si edhe t’u shmangeni pemëve, lëngjeve dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë të karbohidrateve, siç janë sheqerkat, ëmbëlsirat, biskotat dhe lëngjeve të gazuara.



A duhet të konsumoj kafe gjatë shtatzënisë?

Disa mjekë sugjerojnë që kafeina të mos konsumohet gjatë shtatzënisë, kurse disa të tjerë këshillojnë që të kufizohet konsumimi i saj. Kafeina është stimuluese (nxitëse), kështu që e ngrit shtypjen tuaj të gjakut dhe i përshpejton të rrahurat e zemrës, gjendje që nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë. Kafeina mund të shkaktojë dehidrim, prandaj sigurohuni që të pini shumë ujë.

Kafeina kalon po ashtu nëpërmjet placentës në fëmijën tuaj dhe mund të ndikojë në të. Mund të ndikojë po ashtu në gjumin tuaj dhe të foshnjës. Nuk ka të dhëna të prera nga hulumtimet që të krijojnë lidhje ndërmjet konsumimit mesatar të kafeinës, e cila përkufizohet si më pak se 5 fil


xhanë kafe në ditë, me abortin apo defektet e lindjes. Rekomandimi aktual është 100 deri në 200 miligramë në ditë ose një filxhan i vogël kafe.


A mund të konsumoj alkool?

Nuk duhet të konsumoni alkool gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tre muajve të parë. Sindroma fetale e alkoolit është një gjendje serioze. Nuk dihet se çfarë sasie e alkoolit e shkakton atë – mund të shkaktohet nga një gotë verë në ditë apo një gotë në javë. Megjithatë, kur fillojnë dhembjet e lindjes afër përfundimit të shtatzënisë, mjeku mund të sugjerojë të pini pak verë dhe të bëni dush të nxehtë, e cila njihet si hidroterapi. Këto masa mund të ndihmojnë në qetësimin e ankesave tuaja.


Çka mund të marrë për kokëdhembje dhe dhembje?

Acetaminofeni është përgjithësisht i sigurt që të përdoret gjatë shtatzënisë, edhe pse duhet së pari konsultoni mjekun tuaj. Mund të merrni dy tableta 500 miligramëshe, çdo 4 orë, deri në 4 herë në ditë. Doza maksimale ditore duhet të kufizohet në 4000 miligramë. Acetaminofenin mund ta përdorni për trajtimin e kokëdhembjeve, dhembjeve të trupit apo dhembjeve të tjera gjatë shtatzënisë. Por, nëse kokëdhembjet vazhdojnë përkundër ma


rrjes së dozës maksimale të Acetaminofenit, kontaktojeni menjëherë mjekun tuaj. Kokëdhembjet tuaja mund të jenë shenja të ndonjë gjendjeje më serioze.


Aspirina dhe ibuprofeni nuk duhet të merren gjatë shtatzënisë përderisa mjeku nuk ju këshillon t’i merrni. Paraqiten gjendje mjekësore apo obstetrike gjatë shtatzënisë të cilat duhen trajtuar me aspirinë apo barna të tjera antiinflamatore josteroide, por kjo duhet bërë nën mbikëqyrjen e afërt të mjekut tuaj.




A duhet të marrë suplemente të progesteronit?

Tajimi i progesteronit në vezore është kritik deri në rreth javën e 9-të apo të 10-të të shtatzënisë. Progesteroni e përgatit endometriumin, shtresën e brendshme të mitrës, për implantimin e para-embrionit. Më tutje, placenta do të tajojë progesteron të mjaftueshëm për mirëmbajtjen e shtatzënisë.

Matja e nivelit të progesteronit mund të jetë e vështirë, por niveli nën 7 ng/ml shoqërohet me dështim. Ky nivel rrallëherë matet te gratë të cilat nuk kanë të kaluar të së paku tri dështimeve. Nëse keni histori të dështimeve dhe nivel të ulët të progesteronit, mund të vjen në shprehje përdorimi i progesteronit shtesë, në formë të suposteve vagjinale, injeksioneve intramuskulare apo tabletave.


A janë të sigurta banjat e nxehta?

Duhet t’i shmangni sidomos gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë vaskat e nxehta dhe saunat. Ngrohtësia e tepërt mund t’i hapë rrugë defekteve të tubit neural në foshnjën tuaj. Dushi i nxehtë dhe larjet në vaska janë të sigurta dhe shpesh të përshtatshme për dhembjet e trupit.



Si është puna me macet?

Nëse keni mace, sidomos mace që endet jashtë shtëpisë, tregojani mjekut në mënyrë që ai ta bëjë testin për toksoplazmozë. Nuk duhet ta ndërroni kutinë e mbeturinave të maces suaj. Kushtoni kujdes që t’i lani duart pas kontaktit të afërt me macen tuaj apo me papastërtitë pas punës në kopsht.

Toksoplazmoza bartet në njerëz nga jashtëqitja e infektuar e maces apo nga mishi i pazier mirë i kafshës së infektuar. Infeksioni mund të bartet te fëmija juaj i palindur dhe të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë edhe dështimin. Trajtimi i toksoplazmozës është i komplikuar dhe kërkon marrjen e lejes speciale nga Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) për ilaçin i cili nuk gj


endet në Shtetet e Bashkuara. Fatmirësisht, shumica e grave janë të imunizuara ndaj toksoplazmozës për shkak të kontakteve paraprake me të gjatë fëmijërisë, prandaj nuk mund të riinfektohen.


Perspektiva

Shtatzënia paraqet një periudhë ngazëlluese, por mund të jetë edhe me strese. Më sipër janë dhënë përgjigjet dhe burimet ndaj disa pyetjeve rreth shtatzënisë dhe ekzistojnë po aq burime të tjera. Lexoni libra, hulumtoni në internet, bisedoni me miqtë që kanë fëmijë dhe, si gjithherë, pyetni mjekun për çfarëdo gjë që ju intereson.


659 views1 comment

Recent Posts

See All
bottom of page