top of page

Cerklazhi i qafës së mitrës?

Nëse qafa e mitrës së një gruaje nuk është mjaftueshëm e fortë, atëherë paraqitet rreziku i shtuar për lindjen e parakohshme nëse mitra tkurret para kohe apo qafa e saj hapet më herët se sa që duhet gjatë shtatzënisë. Nëse lindja e parakohshme zhvillohet në një fazë shumë të hershme të shtatzënisë, atëherë mjeku mund ta propozojë cerklazhin e qafës së mitrës. Cerklazhi i qafës së mitrës bëhet me qëllim të parandalimit të shenjave të lartpërmendura dhe rrjedhimisht të lindjes së parakohshme. Çka është cerklazhi i qafës së mitrës? Cerklazhi i qafës së mitrës është procedura kirurgjike e cila përdoret për trajtimin e pamjaftueshmërisë së qafës së mitrës me ç’rast realizohet qepja e mbyllur e qafës së mitrës gjatë apo para shtatzënisë. Pse preferohet të bëhet cerklazhi i qafës së mitrës? Nëse qafa e mitrës së një gruaje zgjerohet si pasojë e frytit në rritje gjatë shtatzënisë, atëherë mund të përdoret procedura e cerklazhit të qafës së mitrës. Qafa e dobët mund të jetë pasojë e historisë së aborteve në trimestrin e dytë, procedurave të mëhershme të jonizimit biologjik apo LEEP-it dhe dëmtimit të qafës për shkak të kiretazhit. Kur bëhet cerklazhi i qafës së mitrës? Koha më e përshtatshme për procedurën e cerklazhit të mitrës është brenda muajit të tretë të shtatzënisë (java 12-14) apo para saj. Cilat janë dobitë e cerklazhit të qafës së mitrës? Cerklazhi i qafës së mitrës ndihmon në parandalimin e abortit apo të lindjes së parakohshme të cilat mund të shfaqen për shkak të pamjaftueshmërisë së qafës. Procedura është e suksesshme në 85-90% të rasteve. Cerklazhi i qafës së mitrës është efektiv në pamjaftueshmërinë e vërtetë të qafës së mitrës, por diagnoza e pamjaftueshmërisë së qafës së mitrës është fatkeqësisht e vështirë dhe mund të përcaktohet gabimisht. Ndihma përmes cerklazhit mund t’u bëhet vetëm grave që mund ta kenë qafën e mitrës jonormale apo “të pamjaftueshme”. Krahas realizimit të cerklazhit, lindjes së parakohshme mund t’i kontribuojnë problemet e tjera. Gratë të cilave u aplikohet cerklazhi duhet të kontrollohen në mënyrë rutinë për shkak të komplikimeve të tjera siç janë infeksionet dhe lindjet premature. Çfarë pritet pas procedurës? -          Mund të keni nevojë për qëndrim disaorësh apo njënatësh në spital për shkak të tkurrjeve të parakohshme apo përcjelljes së lindjes. -          Mund të keni gjakderdhje të lehtë dhe ngërçe të lehta menjëherë pas procedurës, këto duhet të ndalen pas disa ditësh. Në pjesën e mbetur të shtatzënisë mund të keni sekret të trashë vagjinal. -          Mund të keni nevojë për përdorim barnash për infeksion dhe lindje premature. -          Planifikoni pushim shtëpiak për 2-3 ditë pas procedurës, shmanguni nga aktivitetet e panevojshme fizike. -          Shmangia nga marrëdhënia seksuale rekomandohet për një javë para dhe një javë pas procedurës. Penjtë e cerklazhit të qafës së mitrës largohen zakonisht në javën e 37-të të shtatzënisë, por mund të hiqen edhe më përpara nëse pëlcasin cipat amnionale apo fillojnë tkurrjet. Shumica e penjve hiqen në klinikë apo në ordinancë pa ndonjë problem të madh. Procedura zgjat sa marrja e mostrës së pap-testit dhe mund të shkaktojë gjakderdhje të lehtë. Cilat janë rreziqet e cerklazhit të qafës së mitrës? Gjasat për shfaqjen e rreziqeve janë shumë të ulëta dhe shumica e specialistëve mendojnë që cerklazhi është procedurë jetëshpëtuese dhe larguese e rreziqeve. Cerklazhi laparoskopik transabdominal i qafës së mitrës Si aplikohet? Dr. Goksu Goç e përdor laparoskopin për vënien e perit në mënyrë laparoskopike përmes tri prerjeve 8 milimetërshe. Cerklazhi mund të bëhet edhe përmes prerjes së gjerë abdominale (tradicionale) apo në mënyrë vagjinale (përqindja e suksesit më e ulët). Dobitë e procedurës laparoskopike? -          Procedurë ditore -          Suksesi i lindjes me kohë mbi 90% -          Pa nevojë për pushim shtrati në shtatzëninë e ardhshme ​​ Ky intervenimi është kryer me sukses te një paciente që ka 3 lindje  të parakohshme dhe një cerklazh vaginal joefektiv. Pas intervenimit kryhet një lindje me cezerian e sukseshme në javën e 38 shtatezanisë.

Dr.  Goksu GOC / Prishtine

2,499 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page