top of page

Sindroma Policistike e Ovareve (Vezoreve) - UDHERREFYËS PËR PACIENTË DHË PRİNDER!


Çfare është sindroma e vezoreve Policistike (PCOS)?


PCOS është gjëndje shëndetësore tek vajzat që shoqërohet me rritje të shtuar të qimeve të trupit (hirsutizëm), akne në fytyrë dhe çrregullime të ciklit menstrual. Rritja e qimeve të shtuara trupore mundet të jetë më shumë në fytyrë, gjoks, qafë, shpinë, bark dhe në mes të këmbëve. Problemet me ciklin menstrual munden të jenë; muaj të tëre pa cikel, të shtuara dhe të zgjatura dhe mund të shfaqen shpesh. Disa vajza por jo të gjitha mund të diagnostifikohen me mikrocista në vezore. Rreth 60-70% të vajzave janë në mbipeshë ose obeze. Por disa munden të jenë  shumë të dobta ose me peshë normale. Vajzat mund të kenë poashtu nëna, teze, halla ose motra që e kanë në historinë e tyre mjekësore problemin e njëjtë shëndetësor ose pjestare të familjes me tipin 2 të diabetit. PCOS shpesh quhet edhe “hiperandrogjenizmi ovarial” që do të thotë që vezoret prodhojnë në sasi të shtuar androgjenë, që janë hormonët që provokojnë rritjen e qimeve të trupit dhe aknet në pubertët dhe te të rriturat.


Cfarë e shkakton PCOS?

Kjo nuk dihet me saktësi. Mundet me qenë në rradhe të parë “familjare”. Disa ndryshime gjenetike në vezore dhe/ose në gjëndrën adrenale të vajzave poashtu mund të shkaktojnë PCOS. Kjo sindromë është e lidhur me faktin e rezistencës në insulinë në shumicen e vajzave. Rezistencë në insulinë do të thotë që trupi i vajzave duhet të prodhojë me shumë insulinë se zakonisht që ti bëj qelizat e trupit që të rrisin glukozën në gjak. Sa më e lartë vlera e insulinës aq me shumë vezoret prodhojnë androgjene. Disa vajza që janë rezistente në insulinë mund të kenë nivele të larta të presionit të gjakut ose kolesterolit, që çon deri tëk rreziqet per sëmundje të zemrës.



Si diagnostifikohet PCOS? 


Nuk ka një tëst ose analizë të posaçme që e mundeson diagnostifikimin e PCOS, diagnoza vendoset në bazë të simptomeve komplekse që e karaktërizojnë këtë sëmundje si: ciklet e crregullta menstruale, aknet, qimet nëper trup dhe rezistenca në insuline. Një ekzaminim ultrasonografik I vezoreve do të ndihmonte shumë per të verifikuar praninë e mikrocistave në vezoret e vajzës.



Si trajtohet PCOS? 


Trajtimi i sindromës PCO nënkupton trajtimin e akneve, të qimëzimit të shtuar trupor, ciklit të crregullt menstrual dhe rezistencën në insulinë nëse është e pranishme. Aknet mund të trajtohen me medikamentet që aplikohen për lëkurë, antibiotikët, estrogjeni dhe progesteroni që janë medikamente që merren me rrugë orale të cilat e rregullojnë ciklin menstrual, ose medikamentet e quajtura spironolaktonet të cilat bllokojnë prodhumin e shtuar të androgjenëve që kanë për pasojë krijimin e akneve. Qimëzimi i shtuar trupor mund të largohet nëpermes trajtimit me estrogjenë dhe progesteronë (contraceptive orale) dhe/ose spironolaktonëve. Shumë vajza poashtu mundohen që të largojnë me metoda të ndryshme qimëzimin e shtuar duke përdorur tretmanët laserike, depilimin ose mënyrat e tjera të heqjes së qimeve të tëperta trupore. Medikamenti i quajtur Vaniqua mund të aplikohet dy herë në ditë në zonat e padëshiruara për rritje të qimeve në mënyrë që të preventohet rritja e qimeve në ato pjesë. Duhet të përdoret cdo ditë ose në të kundërtën qimet do të rritën përseri. Cikli i crregullt menstrual mund të trajtohet në mënyra të ndryshme por fillimisht metoda që më së shumti përdoret është përdorimi i kontraceptiveve orale (një ilac që përmban estrogjen dhe progesteronë e që ndikon nërregullimin e ciklit menstrual). Tretmani tjetër është përdorimi i ilaceve me progesteron që jipen 5-10 ditë cdo 1-3 muaj per ta filluar ciklin menstrual, pastaj përdorimi i flasterit që përmban estrogjen dhe progesteronë dhe vendosja e spirales intrauterinë (IUD). Disa vajza nuk mund të perdorin këto mënyra të trajtimit për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, sëmundjeve paraprake ose sëmundjeve trashëguese në familje. Ulja e rezistencës në insulin poashtu mund të ndikojë në zbutjen e simptomeve të PCOS. Së paku 150 minuta me aktivitet fizik që e rrit punën e zemrës ndikon në uljen e rezistencës në insulin. Dieta e shëndetshme ushqimore, me redukimin e ushqimeve me sheqer, pijet e gazuara, eliminimi i karbohidrateve poashtu mund ta ulin rezistencën në insulinë dhe si rezultat do të ketë humbjen e peshës trupore. Metformina është medikament që mund të përdoret per trajtimin e sindromës PCO. Ndihmon shumë në uljen e rezistencës së insulinës dhe mund të përcillet me humbje të peshës trupore në masë të moderuar. Akoma nuk është miratuar nga FDA që mund të perdoret si medikament për PCOS por është zakonisht medikament i sigurtë dhe në të shumtën e rasteve ndihmon shumë.


 Shtatzania dhe PCOS


Vajza me PCOS mund të ngelet shtatzanë, edhe në rast se nuk është me cikël menstrual të rregullt. Secila vajzë me PCOS e cila ka mardhënie të vazhdueshme seksuale duhet të përdore kontraceptive orale nëse nuk dëshiron të ngelet shtatzanë. Nëse një vajzë me PCOS dëshiron të ketë shtatzani dhe ka vështiresi në këtë proces, ekzistojnë shumë opcionë për të ndihmuar për të stimuluar shtatzaninë. Disa medikamente qe përdoren në PCOS, nuk mund të përdoren gjatë shtatzanisë, prandaj duhen të diskutohen me mjekun tuaj.

110 views0 comments

Recent Posts

See All

PROLAPS I PELVIKUT

Prolapsi i organeve pelvike paraqet herniacionin e organeve të pelvikut në vagjinë apo jashtë saj. Si ndodh kjo? Të gjithë organet e pelvikut (fshika e urinës, mitra dhe rektumi) mbështeten nga “shtra

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS)

Sindroma policistike e vezoreve (PCOS) e cila paraqitet deri në 10% të grave në moshën riprodhuese, është çrregullim shpesh i diagnostikuar i sistemit endokrin – pjesës së trupit e cila është përgjegj

Comments


bottom of page